Kujdes nga ofertat e autoveturave në Facebook këto ditë, si të mos...

Kujdes nga ofertat e autoveturave në Facebook këto ditë, si të mos bini pre e mashtrimit

114
0
Shares

Nëse ju del në faqen tuaj në Facebook një ofertë që ju josh deri në fitimin e një autoveture vetëm përmes shpërndarjes së kësaj uebfaqeje, apo bërjes tag të miqve, nuk ka vend që të gëzoheni. Kujdes, se kjo ofertë është një mashtrim.

Ka disa ditë, në Facebook, disa faqe, të cilat kanë marrë dhe përdorur emrin edhe informacionin e disa prej brandeve të njohura të autoveturave, po përhapin oferta të rreme. P.sh., një prej faqeve të tilla premton se me rastin e 120-vjetorit të themelimit, kompania mëmë ka vendosur të dhurojë modelin X për njërin nga fansat më të flaktë. Ndjekësve u premtohet se për të fituar, ata duhet vetëm të bëjnë like faqen në fjalë, të bëjnë share këtë postim dhe të përmendin 3 miq në këtë postim.

“Monitor” u interesua pranë shpërndarësve zyrtare dhe mësoi se këto faqe janë thjesht një mashtrim dhe asnjë kompani nuk ka vendosur që të japë automjete falas vetëm duke bërë like apo share faqen.

Një nga arsyet e besueshme përse publikohen në Facebook oferta të tilla të rreme virale është shitja e faqeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY