Takimi kokë më kokë me Bashën, Kryemadhi zbardh detajet: Nuk ka zbutje...

Takimi kokë më kokë me Bashën, Kryemadhi zbardh detajet: Nuk ka zbutje të opozitës, kam informacione…

105
0
Shares

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka riforcuar bindjen e opozitarëve dhe njeherë, se për ta nuk ka tërheqje prapa duke theksuar gatishmërinë për ti shkuar deri në fund qëllimit të përbashkët deri në largimin e kryeministrit Edi Rama.

Ne nje interviste televizive, Kryemadhi zbardhi edhe detaje nga takimi i pak diteve me pare me kreun e PD Lulzim Basha, nje takim koke me koke. Sakaq, nder te tjera ka theksuar se eshte e gabuar ideja e krijuar ne opinionin publik, se ka nje zbutje te qendrimit opozitar.

Pak ditë më parë keni pasur një takim kokë më kokë me zotin Basha, mund të na thoni për çfarë folët?

Jemi në një proces për përgatitjen e strukturave të partisë në terren. E dyta, në ngritjen e grupeve të punës të cilat kanë filluar të ngrihen që po punojnë për platformën dhe paketën anti-krizë. Sepse paketa anti-krizë nuk është vetëm zgjidhja e uljes në tavolinë të opozitës me maxhorancën. Paketa anti-krizë ka dhe situatën ekonomike. Sepse në fund të ditës shqiptarët nuk duan t’ia dinë foli Luli me Monën me Ramën apo nuk folën. Njerëzit duan a kanë punë nesër, a do kenë ujë në çezmat e tyre, a do kenë mundësi të paguajnë për shkollën e fëmijëve, për librat. Ekonomia shqiptare sot jo vetëm është e rrënuar por është në një krizë, por çfarë do të shikojmë dhe do ta ndjejmë në ditët në vazhdim është që dhe vetë administrate dhe vetë institucionet shtetërore do të ngelen në nivelin zero për marrjen e pagave të tyre. Një informacion që kam, disa struktura të Policisë së Shtetit nuk kanë arritur të marrin pagat që duhet t’i merrnin në datën 1 tetor.

Në media flitet se pas protestave të shkurtit deri në qershor mund të themi, duket se ka një zbutje të opozitës përsa i përket kërkesës së saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe me kërkesën e vetme për largimin e Edi Ramës…

Nuk ka zbutje, ka një ndryshim të qëndrimit të ndërkombëtarëve dhe ju duket njerëzve sikur ka zbutje opozita. Opozita nuk ka ndryshuar asgjë në qëndrimin e saj, ka djegur mandatet, ka bërë platformën e saj anti-krizë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY