Një shqiptar ka mbetur viktimë e një përplasje me armë në Gjermani. Sipas gazetës BILD, ngjarja kriminale ka ndodhur në qytetin e vogël të Abensbergut në Bavari të Gjermanisë.
Burimet e njëjta konfirmojnë se vrasja ndodhi pranë një qendre tregtare. Viktima është shqiptari Fatos L. I plagosur rëndë ka mbetur vëllai i tij, Hakiu.
Nuk dihen shumë detaje, por kjo media shkruan se ngjarja që tronditi kalimtarët mund të ishte një përplasje mes serbëve dhe kosovarëve. Thuhet se autori pasi ka vrarë Fatosin i është vënë në ndjekje vëllait të tij. Pas gjysmë ore janë dëgjuar sërish krisma dhe eshte gjetur i plagosuri, i cili ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Por kjo gazetë shkruan se edhe autorët e krimit janë nga Kosova. Mendohet se autorët e krimit dhe viktimat njiheshin mes tyre. Policia ka arrestuar një nga të dyshuarit për krimin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/