Ministria e Brendshme vidhet dy herë brenda muajit, policia mjaftohet me një...

Ministria e Brendshme vidhet dy herë brenda muajit, policia mjaftohet me një njoftim të shkurtër

92
0
Shares

Ka qënë interesi i gazetarëve që ka hedhur dritë mbi vjedhjen e një prej godinave me te rendesishme në vend. Pak më parë mediat raportuan per vjedhjen e Ministrisë së Brendshme, ku ishin marrë disa pajisje.

Policia vetëm pas bujës së madhe ka nxjerrë një njoftim për të dhënë disa detaje shkurt lidhur me kete ngjarje.

Në rrugën e “Kavajës”, persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur në magazinën e Qendrës së Shërbimeve të Automjeteve të Transportit, në varësi të MB, disa pajisje elektronike të dala jashtë përdorimit, të cilat ishin për tu asgjësuar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”,-thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkaq, sipas mediave, raportohej se nga parku ishin marrë kondicionerë, printer, skanera, ndërkohë që Ministria ishte vjedhur dy herë brenda 3 ditëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY