VIDEO/”Hap krahun”, Basha i kujton planin e opozitës Ramës: 9 kushtet nuk...

VIDEO/”Hap krahun”, Basha i kujton planin e opozitës Ramës: 9 kushtet nuk kanë të bëjnë me Gjermaninë

86
0
Shares

Lideri demokrat Lulzim Basha ka reaguar sërish duke iu kundërpërgjigjur kryeministri Edi Rama, i cili nga foltorja e Kuvendit, e sumoi kryeopozitarin duke e thumbuar me deklarata.

Duke i përsëritur edhe njëherë thirrjen e bërë më herët, “Zbatoni planin e opozitës që është në tryezë, ose hap krahun”, kryedemokrati Basha i është përgjigjur deklaratës së bërë nga kryeministri Rama për Reformën Zgjedhore, dhënë nga foltorja e Kuvendit.

Në një dalje për media, Basha tha se fajtori kryesor për dështimin e radhës të integrimit të Shqipërisë është vetë Edi Rama, i cili sipas tij, nuk merr përgjegjësi për drogën, krimin, blerjen e votave, etj.

Basha thotë se Rama po mashtron sërish dhe se Bashkimi Evropian ka shtuar kushtet për Shqipërinë. Pas deklaratës së kryeministrit në Parlament, i cili tha se negociatat kanë ngecur për shkak të vendeve që janë kundër zgjerimit.

Pjesë nga deklarata e kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Në këtë kohë kur krimi dhe korrupsioni po bëjnë kërdinë, kur rrugët tona janë pre e trafikantëve të drogës, vendi ka mbetur në marrsh indietro dhe Edi Rama vazhdon të krekoset dhe të tregojë fajtorët imagjinarë.

Dështimet e Ramës po i paguan populli, fermerët, rinia, pensionistët. Jeni ju që po paguani për dështimin spektakolar. Në vend që të hapte vende pune, i shkatërroi.

E futi korrupsionin në çdo qelizë të shtetit, atë që nuk e arriti do t në dy mandate ka ardhur koha të hapë krahun dhe të lejojë një vizion të ri për të nxjerrë vendin nga kriza.

Nuk ka pse të jemi në këtë gjë. Nuk e meritojnë shqiptarët jenë pas Maqedonisë. Nuk e meritojmë të mbetemi mbrapa.

Ne jemi popull punëtor por kemi udhëheqjen e gabuar prej 6 vjetësh.

Përtej llafeve të bukura, batutave dhe fjalimeve boshe të Ramës ne kemi propozuar një plan të qartë që i hap rrugë ndryshimeve, plotësimit të 9 kushteve të Bundestagut, dhënies fund të krizës politike.

Ndaj dua ta përsëris: Plani është mbi tavolinë, të marrë e ta zbatojë, jo për hirin tim apo të PD, për hir të qytetarëve shqiptarë ose të hapë krahun.

Ne me përgjegjësinë maksimale ne e kemi hartuar këtë plan. Koha nuk pret, tani është koha të marrim përgjegjësitë për zgjidhjen e kësaj krize.

LIVE – Integrimin e Shqipërisë po e pengon Edi Rama, jo BE!

Publiée par Lulzim Basha sur Jeudi 3 octobre 2019

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY