Replika të forta ka patur mes deputetësh në seancën parlamentare te dites së sotme. Rudina Hajdari është bërë sërish protagoniste, duke u perpjekur të sulmojë kryeministrin Edi Rama.
Teksa fliste për ndryshimin në Reformën Zgjedhore, Hajdari nuk nguroi që ti drejtohej hapur kryeministrit ku u shpreh se mos vallë ky i fundit ka frikë se mos Bushati, Xhafaj apo Majko marrin më shumë vota se Rama.
“Shqipëria e humbi anijen e BE që në 2013. Ai duhet ti thonte shqiptarëve se është paaftë dhe partia e tij nuk mbjell dot shpresë; duhet të thoshte që që do hap krahun dhe do ndyshoj sistemin e të mos ketë frikë nga sistemin, pse ke frikë zoti Rama, pse ke frikë nga listat e hapura, ke frikë se mos Ditmir Bushati do të votohej me shumë se ti, se Xhafaj do votohej më shumë, se Majko do merrte me shumë vota se ti sot? Se jeni ju që e ke i ndryshuar kabinetin, që e diktoni këtë qeveri pa asnjë socialist të vërtetë. Ne duhet të ndryshojmë patjetër sistemin. Ne nuk duhet ti druhemi ndryshimit të sistemit.”- u shpreh ndër të tjera Hajdari.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/