Hapja e negociatave/Rama bën lojën e “krushqive”: Mos u bëni qesharakë, BE...

Hapja e negociatave/Rama bën lojën e “krushqive”: Mos u bëni qesharakë, BE nuk është gati

88
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka folur dhe njëherë për procesin e integrimit dhe datën e hapjes së negociatave me  BE. Nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri nuk mban asnjë përgjegjësi, por kërkon ti faturojë atë sërish Bashkimit Evropian, duke u shprehur se ata ende nuk janë gati.

Kryeministri Edi Rama e nisi fjalimin e tij në Parlament, me fjalët e Sami Frashërit. Ai tha se ajo që kërkoi Sami Frashëri një shekull më parë sot nuk është një mundësi e shpejtë.

Rama e lidhi çdo gjë me skepticizmin e disa vendeve të BE dhe me problemet e tyre të brendshme. Ndërsa u shpreh se edhe kushtet e Gjermanisë janë për politikën e saj të brendshme.

“Nëse shkon për një krushqi dhe të thonë kemi këto 3 kushte, pasi t’i i plotëson të thonë se kanë kushte të tjera, kjo do të thotë se nuk janë gati ata. Mos u bëni qesharakë”, u shpreh Rama.

Më tej ai shtoi: Këtu do jemi, do shikoni se si për Maqedoninë e Veriut, por edhe për Serbinë, Malin e Zi, do fillojë një proces kërkesash dhe ekzigjencash, që Shqipëria sot e ka nisur, që është procesi i një reforme në drejtësi, që do të thotë pastrim të sistemit nga të korruptuarit. Nuk e ka bërë asnjëri prej tyre.

Kryeministri foli dhe per ata që e kundërshtojnë integrimin e Shqiperise. Rama tha:  Si shpjegohet që të gjithë ata që e kundërshtojnë Shqipërinë janë edhe kundërshtarë të zgjerimit. Kjo do të thotë se nuk kanë gjë me Shqipërinë, por në momentin që i del përpara Shqipëria e marrin dhe e përdorin për dordolec.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/610487639355382/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY