Tiranë, grabisin të riun në mes të qytetit, i kërkojnë 200 mijë...

Tiranë, grabisin të riun në mes të qytetit, i kërkojnë 200 mijë lekë për ti kthyer sendet e tij

59
0
Shares

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në Tiranë, bënë të mundur arrestimin dje, në flagrancë, Albin Zeqirllari, 26 vjeç, banues në Tiranë dhe E. K., 17 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë pasi një ditë më parë ka bërë kallëzim F. Sh., 18 vjeç, banues në Tiranë.
Sipas këtij kallëzimi, mësohet se në afërsi të Sheshit “Nënë Tereza”, pas një mosmarrëveshje, Albin Zeqillari dhe E. K., e kanë kanosur si dhe goditur, duke arritur ti marrin,aparatin telefonik të markës “Samsung”, një orë dore të tipit “Guess” dhe një varëse floriri. Sende të cilat do t’ia kthenin pasi F. Sh., ti jepte shumën prej 20.000 lekë.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan, një orë dore e markës “Guess” dhe një celular i markës “Samsung Galaksi S4”.
Materialet i kalojnë Prokurorisë së Krimeve te renda për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes, dhunës për dhënie pasurie” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 109/b-25 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY