Aktori konfirmon zërat për largimin nga Teatri dhe tregon prapaskenat: Kush fshihet...

Aktori konfirmon zërat për largimin nga Teatri dhe tregon prapaskenat: Kush fshihet pas këtij urdhëri

124
0
Shares

Aktori Neritan  Liçaj ka konfirmuar për publikun, se po merren masa për shkarkimin e tij nga trupa e aktorëve në Teatrin Kombëtar.

Aktori, i ftuar në studion e A2 nuk i mohoi zërat, por shtoi me siguri se ky është skenar hakmarrjeje për rezistencën e tij dhe prapa këtij plani, aktori nuk hezitoi të vinte kryeministrin Edi Rama.

‘Është e vërtetë, jam lajmëruar që po më bëhen letrat për të më pushuar nga puna. Kjo është një hakmarrje, por nuk më tremb ky fakt, pasi tregon se si po degradon kjo qeverisje e çartur që na sulmoi politikisht në radhë të parë. Na sulmoi me polici dhe tani po na sulmon edhe personalisht’, tha aktori.

Kur u pyet nëse beson se pas kësaj gjëje është kryeministri Edi Rama, aktori tha:

Besoj se pas kësaj është një urdhër i kryeministrit, pasi kam bindjen se drejtori i teatrit, pavarësisht ‘fërkimeve’ që kam patur me të, nuk do të më hiqte kurrë nga puna. Kryeministri po bën raprezalje për të asgjësuar artin. Që kur ka qenë ministër i Kulturës është përpjekur me çdo kusht të asgjësojë Teatrin Kombëtar’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY