EMRI/70 kg kanabis në Shkodër, vetëdorëzohet i riu pas dy vitesh në...

EMRI/70 kg kanabis në Shkodër, vetëdorëzohet i riu pas dy vitesh në arrati

105
0
Shares

Aurel Abasi, është 28-vjeçari i cili është dorëzuar pas dy pothuajse dy vitesh arratisje. Personi në fjalë u zbulua gjatë operacionit “Ndalesa e Fundit”, ku u kapën 70 kg kanabis në fshatin Grizhë të Malësisë së Madhe.

Ndaj 28-vjeçarit Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”. Gjatë operacionit të 15 nëntorit 2017, policia vuri në pranga Fatbardh Hoxhën, 28 vjeç, banues në Komes, Fushë Krujë si dhe Kledi Xekan, 31 vjeç, banues në fshatin Halilaj, Fushë Krujë.

Ndërsa tre bashkëpunëtorët Aurel Babasi, Sar Hoxha dhe Edmond Xaka, të gjithë nga fshati Kameras i Fushë Krujës, arritën të largoheshin sapo panë policinë.

“A. B., 28 vjeç, më datë 15.11.2017, gjatë operacionit të finalizuar “Ndalesa e fundit” nga D. V. P. Shkodër, në bashkëpunim me shtetasit K. X., F. H., të cilët janë arrestuar gjatë operacionit, si dhe me E. X. e D. H., të cilët janë shpallur në kërkim, në afërsi të një karburanti në fshatin Grizhë, Malësi e Madhe, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 70 kg Cannabis Sativa,”-raporton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY