Rudina e shqetësuar për Parlamentin, kërkesë Ruçit: Deputetët të mos rrinë në...

Rudina e shqetësuar për Parlamentin, kërkesë Ruçit: Deputetët të mos rrinë në kafe, të vijnë urgjent

128
0
Shares

Deputetja Rudina Hajdari është shumë e shqetësuar për mbarëvajtjen e seancës parlamentare dhe kete gje e ka reflektuar në seancën e sotme.

Dhe pse parlamenti funksionon jashte çdo parimi, anëtarët aktualë të saj, nuk tregojnë seriozitet dhe pse ngulmuan të zhvillojnë mbledhjet pa opozitën reale.

Rudina Hajdari  është ankuar për mungesën e shumë deputetëve të mazhorancës në sallë. Hajdari iu drejtua kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçit, të cilit i tha se në sallë duhe të jenë të pranishëm të gjithë deputetët.

Do diksutohet projekt rezoluta për negociatat me BE-në. Nuk mund të diskutohet kjo me mungesë deputetësh. Është një rezolutë shumë e rëndësishme, duhet të vijnë të gjithë urgjent. Duhet të jetë prezente e gjithë qeveria dhe deputetët. Thuajini, ju lutem të mos rrinë në kafe deputetët port ë vijnë në sallë,”– tha Rudina.

Nga ana tjetër, Ruçi me mikrofonin e hapur u bëri thirrje Shërbimeve të Parlamentit që të shohin se ku janë deputetët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY