Kush është i riu që u ekzekutua në Mirditë, dyshohet se u...

Kush është i riu që u ekzekutua në Mirditë, dyshohet se u mor peng, pistat ku po heton policia

144
0
Shares

Policia po vijon ende të hetojë lidhur me vrasjen e të riut në Mirditë mbrëmjen e djeshme. Burimet thonë se 34-vjeçari Eri Zefi u vra me armë zjarri dhe pastaj u hodh ne menyre makabre në kanal.

Ngjarja ndodhi në fshatin Zall Xhuxhë të Fanit, në Mirditë. Eri Zefi, që njihej dhe me emrin Anton Zefi, ishte i regjistruar në Adriatik të Kurbinit, por jetonte në Durrës me bashkëshorten dhe fëmijën e tij të mitur.

Pistat e hetimit

Policia thotë se një nga pistat e mundshme të hetimit është që personi të jetë marrë peng dhe të jetë ekzekutuar fare pranë Rrugës së Kombit. Që prej orëve të pasdites së djeshme, kur ndodhi ngjarja, policia ka shoqëruar disa persona, për t’i pyetur lidhur me krimin e rëndë.

Nga ana tjetër dyshime të forta se ai është vrarë për gjakmarrje, pasi vëllai i tij, Ndue Zefi ka vrarë në Durrës, 45-vjeçarin Martin Ndreca, në lokal, pas një sherri të nisur për shkaqe banale. Pas vrasjes, Ndue Zefi u dorëzua vetë në Polici. Kjo vrasje ndodhi në muajin shkurt 2019 në Durrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY