Skandali seksual në shtëpinë e fëmijës, reagojnë institucionet: Të hidhet dritë!

Skandali seksual në shtëpinë e fëmijës, reagojnë institucionet: Të hidhet dritë!

129
0
Shares

Për dy netë rresht, Fiks Fare solli në vëmendje të publikut historinë e dhimbshme të një 12 vjeçareje e cila, gjithë jetën e saj e kishte kaluar në institucione të kujdesit rezidencial.

Gjatë dëshmisë ajo rrëfen për abuzime seksuale dhe lojëra seksi mes bashkëmoshatarët qysh në moshën 8 vjeçare e deri në Janar të 2019. Kohë kur ka dal nga Insistucioni. Ngjarje këto, të ndodhura brenda mureve të shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”.

Pas publikimit të kësaj historie tronditëse i pari që reagoi ishte Shërbimi Social Shtetëror. Në deklaratën e tyre ata bëjnë me dije se kanë angazhuar një grup pune për të bërë vlerësimin e rastit të paraqitur në emision për periudhën kur vajza ka qenë banore e shtëpisë.

Shërbimi Social Shtetëror është i gatshëm të bashkëpunojë me Prokurorinë për të hetuar mbi rastin e vajzës deri në zbardhjen e plotë të rastit duke mbajtur përherë në konsideratë interesin më të lartë të fëmijës.

Ndër të tjera ata theksojnë se janë maksimalisht të interesuar për zbardhjen deri në fund të kësaj ngjarjeje, dhe se rasti do të ndiqet me prioritet deri në zbardhjen e tij, për të marrë më pas të gjitha masat e nevojshme për personat përgjegjës.

Një tjetër reagim ka mbërritur edhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale. Në reagimin e tyre ata theksojnë se kamerat në institucion janë vendosur në vitin 2018, siç ka pohuar edhe vajza gjatë rrëfimit të saj. Ndër të tjera ata pranojnë se kjo çështje, bashkë me akuzat e ngritura janë objekt i një hetimi të nisur tashmë nga organi i Prokurorisë, duke inkurajuar këtë institucion që të marrë të gjitha masat dhe të kryejë të gjithë procedurat e domosdoshme, për t’i shkuar deri në fund zbardhjes së të vërtetës.

“Për sa na takon, do të vëmë në dispozicion të organit të Prokurorisë, gjithçka që do të nevojitet për të hedhur dritë, duke filluar që nga kamerat monitoruese në mjediset e Institucionit të Përkujdesit Shoqëror “Zyber Hallulli”, të cilat janë funksionale në këtë institucion prej vitit 2018” thuhet në reagimin e ministrisë.

Ndërkohë, me Urdhër të Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, është ngritur tashmë një grup kontrolli, i cili ka në përbërje të tij ekspertë psikiatër zhvillimi dhe psikologë, të cilët do të kryejnë vlerësimin rast pas rasti të çdo fëmije, banor në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”, si edhe vlerësimin e stafit kujdestar dhe edukator, me qëllim verifikimin deri në fund, të zbatimit të standardeve të mirërritjes së fëmijëve.

Një tjetër reagim erdhi edhe nga CRCA, organizatë në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve. Sipas drejtuesit të saj Altin Hazizaj, puna që po bën Fiksi në këtë rast, dhe media në përgjithësi është për t’u admiruar.

Prej 5 vitesh ata i kanë kërkuar Ministrisë mbylljen e këtyre institucioneve, të cilat sipas tij janë burime abuzime seksuale dhe dhune.

Këtë e dëshmojnë vendet Evrpiane të cilat pasi kanë vendosur sistemin e kujdesit në familje, edhe sot vazhdojnë të hetojnë dhunën seskuale, të ndodhura në këto institucione në vitet kur kanë qenë ende të hapura. Shteti shqiptar duhet të angazhohet në mbylljen e këtyre qendrave rezidenciale, krijimin e qendrave të hapura dhe investimin serioz në kujdesin në familja.

Pagesa prej 9000 lekësh të reja, për kujdesin e një fëmijë në familje kujdestare është qesharake, dhe minimalisht duhet të dyfishohet apo trefishohet që të merret seriozisht nga kujdestarët.-shtoi Hazizaj.

Ai gjithashtu këmbëngul që Urdhri i Psikologëve duhet urgjentisht të marrë masa për ata psikologë të cilët nuk raportojnë raste të tilla të ngjashme. Ata duhet të respektojnë ligjin dhe të raportojnë, çka është në interesin më të lartë të fëmijës. Gjithashtu për rastin konkret i bënë thirrje Urdhrit të Psikologut të ndërgjegjësoj këtë të fundit dhe të marrë masa për psikologen që nuk ka raportuar rastin e 12 vjeçares siç e kërkon edhe ligji./TCH

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY