Ndoka i përgjigjet Ramës: Je tren rrangallë!

Ndoka i përgjigjet Ramës: Je tren rrangallë!

87
0
Shares

Prej disa muajsh vendi është përfshirë nga kriza politike, ndërsa partitë ende nuk kanë gjetur një marrëveshje e cila mund të pranohet nga të gjitha palët.

Lidhur me situatën politike në vend, ka reaguar dhe kryetari i PDK, Nard Ndoka, i cili është shprehur se Edi Rama është një “tren rrangallë”, ndërsa shton se Rama është braktisur nga qytetarët dhe se ka vetëm mbështetjen e oligarkëve.

Sipas kryetarit të PDK vetëm opozita po i del “zot” Shqipërisë dhe qytetarëve të saj.

“Edi Rama, je tren rrangalle, i boshatisur nga njerezit dhe i mbushur me kriminele e oligarke, që ke dalë nga shinat! Fundi yt dihet..!👎
Opozita po i del për Zot vendit dhe qytetarëve.
”-ka shkruar Ndoka.

Reagimi i kreut të PDK vjen pas deklaratës së Ramës i cili iu përgjigj opozitës, duke thënë ; Unë kam në dorë të shkaktoj tërmete artificiale, por jo t’i parandaloj kur ato ndodhin diku tjetër. Është njësoj si një karrocë me kalë t’i thotë një treni hap krahun”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY