“Opozita karrocë me kalë”, Aleati i Bashës i kthehet Ramës: Je tren...

“Opozita karrocë me kalë”, Aleati i Bashës i kthehet Ramës: Je tren i dalë nga shinat

103
0
Shares

Nje deklarate e sotmja gjate mbledhjes me gazetaret, e vendosi kryeministrin ne qender te mediave, pasi sulmoi hapur opoziten.

Kreu i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka ka reaguar pas deklarates, ku Rama e quajti opozitën si një karrocë me kalë, që i thotë trenit hap krahun.

Po për Nard Ndokën, Edi Rama është një “tren rrangalle”, i boshatisur nga njerëzit.

Sipas aleatit të PD-së, Rama ka dal nga shinat, ndërkohë që opozita po ia del për Zot vendit dhe qytetarëve.

“Edi Rama, je tren rrangalle, i boshatisur nga njerëzit dhe i mbushur me kriminele e oligarkë, që ke dalë nga shinat! Fundi yt dihet..!

Opozita po i del për Zot vendit dhe qytetarëve”, thekson ai.

Deklarata e Ramës

Ndërkohë që më herët në daljen e tij për mediat, Rama u shpreh se:

“Unë mendoj që nuk është e rëndësishme të harxhojmë kohën e njëri tjetrit dhe të njerëzve me këtë procesin ai tha po ti si thua pastaj do shkoni te ai do i thoni ai tha ashtu. Më mirë merremi me njerëzit me problemet reale. Tërmetet artificiale unë kam në dorë ti krijoj, por jo t’i parandaloj.

Tërmetet natyrale largqoftë askush nga ne si ndalon dot, ajo që kemi në dorë është të bëjmë çfarë kemi në dorë.

Kështu që është njësoj si një karrocë me kalë ti thotë një treni hap krahun. Mirupafshim”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY