DETAJE/Iu sekuestrua pasuria dhe makina, personi i dyshuar njihet si rivali i...

DETAJE/Iu sekuestrua pasuria dhe makina, personi i dyshuar njihet si rivali i Aldo Bares

535
0
Shares

Julian Sula, i njohur nga të gjithë me nofkën “Juli i Pashakos”, është personi të cilit sot policia i sekuestroi një shumë të konsiderueshme, plot 70 mijë euro dhe makinën 100 mijë euroshe, duke thënë se ishin rezultat i aktivitetit kriminal me të cilin ai merrej, kryesisht në fushën e narkotikëve dhe të krimeve kundër personit.

37-vjeçari Julian Sula, ka në pronësi të tij një lokal dhe një lavazh në qytetin e Lushnjës. Ndryshe ai njihet edhe si “Juli i Pashakos” dhe si rival i Aldo Bares, pasi është një nga personat e shoqëruar si të dyshuar për masakrën në Lushnjë të ndodhur në tetor të vitit 2017, ku mbetën të vrarë dy persona, miq të nipit të Bares, por u la i lirë për mungesë provash.

Ndërsa më 11 qershor 2016, Julian Sulo u plagos pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një pikë bastesh nga Arjan Aliço, anëtar i bandës së Aldo Bares, i njohur si “Arti i Braçes”. Ky i fundit është dënuar dhe më parë si i përfshirë në vrasje.

“Në kuadër të luftës kundër informalitetit dhe pastrimit të parave, gjurmimit dhe identifikimit të aseteve që janë përfituar nga veprimtari kriminale, pas informacioneve të mara në rrugë operative se shtetasi J. S merrej me aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve dhe krimeve kundër personit, nga strukturat e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier u ushtrua kontroll në banesën e tij, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 70 000 euro dhe 1 automjet me vlerë rreth 100 000 euro”-njoftoi policia sot.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY