Shumë pak muaj në krye të autoritetit, sharkohet drejtori i përgjithshëm i...

Shumë pak muaj në krye të autoritetit, sharkohet drejtori i përgjithshëm i AKU

131
0
Shares

Është shkarkuar drejtori i përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Agron Hetoja. Kujtojmë se Hetoja nuk ka shume muaj ne drejtim te ketij autoriteti.

Ish-drejtori i KESH Agron Hetoja u emërua drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ushqimit, pasi ky post mbeti i lirë me largimin e Agim Ismailit në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.

Sipas burimeve zyrtare, ky vendim është marrë në kuadër të procesit të ristrukturimit që do t’i bëhet AKU-së, ndryshimeve ligjore që pritet të kalohen në Parlament dhe gjithë transformimit që do të pësojë institucioni më i rëndësishëm i sigurisë ushqimore në vend.

Falenderojmë z.Hetoja për kontributin e deritanishëm dhe punën në drejtimin e AKU-së. Në vend të tij, po sot, është emëruar kreu i ri i këtij insititucioni, z.Robert Lili. Shprehim besimin se ai do të çojë përpara procesin e transformimit të AKU-së dhe do të vijojë me vendosmëri punën për rritjen e sigurisë ushqimore në vend”, deklaron ministria e Bujqësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY