Fotoja me Obamën i hap telashe Ramës, PD vendos ta padisë kryeministrin

Fotoja me Obamën i hap telashe Ramës, PD vendos ta padisë kryeministrin

109
0
Shares

Fotoja me Obamën duhet të merret seriozisht nga Kryeministri  Edi Rama, pasi kundërshtarët e tij nuk do ta lejnë të kalojë lehtësisht.

Partia Demokratike ka vendosur të padisë kryeministrin Rama për foton me ish-Presidentin amerikan Barak Obama. PD i kërkon prokurorisë të nisë hetimet për pagesën e 80 mijë dollarëve të paguar nga Edi Rama për foton me Presidentin e SHBA, Barack Obama në vitin 2012.

Padia për kryeministrin Rama vjen pas dënimit me 4 muaj burg të shtetasit amerikan, William Argeros, i cili sipas gjykatës mori 80 mijë dollarë për foton Rama-Obama.

Kërkesa e PD-së i është dërguar prokurorisë pas vendimit të gjykatës amerikane për të dënuar me burg William Argeros, shtetas amerikan, që ka paguar 80 mijë usd për llogari të Edi Ramës. Këtë e pohoi në gjyq avokati i William Argeros, të cilin Zëri i Amerikës dhe media të tjera ndërkombëtare e citojnë të ketë thënë se “klienti i tij ka vepruar në emër të një kandidati për postin e kryeministrit në Shqipëri, i cili dëshironte një foto të realizuar me zotin Obama. Avokati Azzarello tha se kandidati ishte Edi Rama, i cili aktualisht është kryeministër i Shqipërisë.

“Shuma prej 80 mijë USD vjen nga një burim i paligjshëm dhe nuk është deklaruar as nga Edi Rama dhe as nga Partia Socialiste e Shqipërisë. Prokuroria shqiptare, bazuar në këtë rrethanë të re, të bërë publike nga “Zëri i Amerikës”, ka detyrimin që të nisë menjëherë procedimin penal, për t’i dhënë përgjigje pyetjeve për burimin e financimit prej 80 mijë usd që Edi Rama ka paguar dhe nuk i ka deklaruar”, thuhet në kërkesë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY