“Shtet leshi”, Ish-ministri ka rezerva për kandidatët e Kushtetueses: Nuk kemi luksin...

“Shtet leshi”, Ish-ministri ka rezerva për kandidatët e Kushtetueses: Nuk kemi luksin t’i humbim këta gjykatës

97
0
Shares

Ende jemi shumë larg krijimit të një prej institucioneve me te rendesishme ne vend, ate të Gjykatës Kushtetuese. Ngërçit i shtohet dhe fakti se duhet te ketë një koordim mes Kuvendit dhe Presidencës për të mos përzgjedhur te njejtet kandidatë, ndërkohë që vazhdon te mos ketë kandidatë qe kerkojne te kandidojne.

Aktualisht ajo ka vetëm një anëtar, ndërsa numri minimal i nevojshëm për funksionimin e saj është 6 anëtarë. Ndërkohë, përzgjedhja mes kandidatëve nuk shihet te shkoje me sukses.

Ish-ministri Ylli Manjani ka komentuar disa prej kandidatëve qe jane propozuar, duke theksuar faktin që kjo nuk eshte e drejtë, pasi po lihen menjane persona që janë me te kualifikuar.

Dy juriste të reja, këshilltare në Gjykatën Kushtetuese, nuk kaluan dot as testin për të qenë studente të Magistraturës. Por, janë propozuar të emërohen gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese!!!!

Ndërsa Kristaq Trajën dhe Ledio Biankun, të dy gjykatës të Gjykatës së Strasburg, nuk i ka në refene askush.

E pra të dy duhet të ishin automatikisht gjykatës të Gjykatës Kushtetuese, pa konkurs fare! Pas 9 vitesh gjykatës në Strasburg, nuk e ka luksin ky shtet ti humbasë si kontribues.Shtet leshi”,-shkruan Manjani.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY