Dënim me burg, avokatët apelojnë vendimin për ish-drejtorin e policisë së Vlorës

Dënim me burg, avokatët apelojnë vendimin për ish-drejtorin e policisë së Vlorës

112
0
Shares

Avokatët e Jaeld Çelës kanë apeluar vendimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish-kryepolicin. I dënuar për të njëjtën vepër penale si Saimir Tahiri, atë të “shpërdorimit të detyrës”, ish-drejtori i policisë së Vlorës, Jaeld Çela nuk i ka shpëtuar burgut.

Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi dënimin e tij me 3.4 vite burg. Ish-polici ndodhet ende në arrati. Ndryshe nga Tahiri, që ky dënim iu konvertua në shërbim prove, për Jaeld Çelën nuk është aplikuar e njëjta masë.

Ashtu si Tahiri edhe Çela u akuza për veprat penale “trafikim i narkotikëve në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal”, “kryerja e veprave penale nga organizata kriminale”, “grup i strukturuar kriminal”.

Asnjë nga këto akuza të Prokurorisë nuk u pranua nga Gjykata, e cila e shpalli fajtor vetëm për “shpërdorim detyre”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY