Një shqiptar është gjetur i vrarë mëngjesin e sotëm, pasi është goditur me thikë. Ngjarja e rëndë është zbuluar në Lucca, ndërsa dyshohet se krimi ka ndodhur gjatë natës.
Trupi i pajetë, që sipas policisë italiane i përket një shqiptari, është gjetur në fushën e basketbollit në pallatin e sportit në Viareggio, bën të ditur media lokale.
Alarmin për ngjarjen e ka dhënë pronari i një lokali që ka telefonuar policinë se një shqiptar ishte qëlluar me thikë aty pranë.
Policia dhe ambulancat kishin shkuar në vendin e ngjarjes, por sipas tyre ishte vonë pasi ai kishte ndërruar jetë. Kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen e rëndë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/