“Po kshu me shumë djem, ta lypin?” Pamjet, si funksionon rrjeti i...

“Po kshu me shumë djem, ta lypin?” Pamjet, si funksionon rrjeti i prostitucionit në Tiranë

211
0
Shares

Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka denoncuar një tjetër skandal. Përmes kamerës së fshehtë ka zbuluar se si funksionin rrjeti i prostitucionit në vendin tonë.

Një vajzë e infiltruar e emisionit ka mundur të hyjë në këtë rrjet përmes Instagramit.

“Stop” ka arritur të sjellë me zë dhe figurë, sesi është e organizuar shitja e trupit, sa para kushton ky shërbim dhe si ndahen këto para, mes punëtoreve të seksit dhe tutorëve, që i mbrojnë dhe i sigurojnë klientët. Vajza ka lënë takim me tutorin pas bisedave në Instagram.

TAKIMI I PARË I VAJZËS ME TUTORIN:

Tutori- Ça bëre? Si je?

Vajza– Si je?

Tutori– Mirë?

Vajza- Si dukesh?

Tutori– Si je ti?

Vajza– Mirë! Si kalon ti?

Tutori– Lodh? Mërzit?

Vajza– Si, se s’të dëgjova?

Tutori- Lodh? Mërzit?

Vajza- Jo, mo shtyhemi nga pak.

Tutori- Për Zotin s’e di. Me kë ke fol ti?

Vajza- Shiko! Un kam folur në Instagram. Më kupton?

Tutori- Po!

Vajza– Edheeee domethënë, mora numrin, se kishit nxjerrë njoftimin ju dhe i shkruaj në ëhatsupp.

Tutori- Ti e di për çfarë bëhet fjalë?

Vajza- Tashi disi e di, por që tamam-tamam…

Tutori- Ku jeton ti?

Vajza- Unë jetoj në “Don Bosko”.

Tutori- “Don bosko”?

Vajza- Po!

Tutori- Preokupime familjare ke?

Vajza- Jo, jam vetëm.

Tutori– Je vetëm, apo me familje, apo..?

Vajza- Jo jam me goca, jam me goca.

Tutori– Kur mund të takohena më qartë, se as unë s’kam kohë sot? Folim më nga afër?

Vajza- S’e di!

Tutori– Nesër ke kohë?

Vajza- Nesër, unë gjatë gjithë kohës, e lirë jam s’është, se kam noi gjë.

Tutori- Ti s’je as në shkollë, as në punë?

Vajza- Jo, jo!

Tutori- Në rregull! Pa merak, të shkruj unë nga numri im!

Vajza- Tashi mua më thanë për kartën, po mua karta më ka humbur, e kupton? Dhe e kam bërë denoncimin.

Tutori- Jo, ajo është për të verifiku, që je femër. A më kupton?

Vajza- Hë, hë!

Tutori- S’e sa shkruajnë aty…

Vajza- E kuptoj, e kuptoj.

Tutori– E kshu.., gjithsesi, ne do flasim nga nesër më afër.

Vajza– Ok!

Tutori- Të sqaroj, si është puna, për çfarë bëhet fjalë, për çdo gjë.

Vajza- Hë, hë..

Tutori– Unë jam ai. (qesh)

Vajza– E kuptoj, e kuptoj e kuptoj.

Tutori– Po!

Vajza- Po mirë pra. Në rregull!

Tutori- Ti ke fol me menaxheren?

Vajza- Hë, hë…

Tutori- Domethënë, kshu më tha mu, goca të tjera e kshu,- tha.

Vajza- Hë, hë.

Tutori– Se me mu s’ke fol gjë ti, prandaj.

Vajza- E s’e di unë, atë numër gjeta në instagram, aty kam shkruajtur. Më kupton?

Tutori- Pa merak gjithsesi, kjo, ai është numri jot i telefonit?

Vajza- Po, po!

Tutori– Sa vjeçe je ti?

Vajza- 19!

Tutori– Edhe 100! Në rregull!

Vajza- Rrofsh!

Tutori- Emrin si e ke?

Vajza– xxx!

Tutori- xxx! E gëzofsh! Unë jam xxx!

Vajza– Gëzohem! E gëzofsh edhe ti!

Tutori- Mirë pra! Deri nga..,gjithsesi ne po flasim nesër.

Në takimin e dytë, vajza e infiltruar e Stop e pyet tutorin për policinë. Ky i fundit e siguron që të mos shqetësohet dhe as të ketë frikë pasi këtë punë e bën prej 10 vitesh dhe pjesa e sigurisë është një çështje tashmë e zgjidhur.

Në takimin e tretë, e infiltruara është në makinë me tutorin dhe një vajzë tjetër që punon si prostitutë. Kjo e fundit do të shkojë në takim me një klient. Në bisedat mes tyre, ajo mëson se çmimi është 50 Euro në orë. Për të mësuar më shumë rreth këtij aktiviteti ilegal, vajza e infiltruar e “Stop” pyet nëse klientët kërkojnë takime në grup, por prostituta e cila ndodhet në makinë thotë se i refuzojnë të tilla raste./tvklan

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY