Sekuestrohen 13 milionë euro cash në Amsterdam, në pranga dy shqiptarë

Sekuestrohen 13 milionë euro cash në Amsterdam, në pranga dy shqiptarë

249
0
Shares

Policia e Amsterdamit sekuestroi 12.8 milionë euro cash në kuadër të një hetimi të gjerë kundër drogës. Policia raportoi sot në një konferencë për median se paratë janë gjetur gjatë kontrolleve në 5 banesa.

Gjatë hetimeve janë arrestuar 7 persona: 3 kolumbianë, 2 shqiptarë dhe një nga Zelanda e re dhe një maroken.

Sipas policisë kjo është sasia më e madhe e kapur ndonjëherë.

Hetimet nisën tre javë më parë, me kolumbianët të cilët do të kryenin import dhe tregtim të kokainës në Holandë.Drejtësia dyshon se një grua 52-vjeçare nga Kolumbia ishte përgjegjëse për këtë operacion. Të arrestuarit u kapën  në katër lokacione në Amsterdam. Katër prej tyre janë vendosur në paraburgim për nëntëdhjetë ditë, tre të tjerët janë liruar.

Olivier Dutilh, kreu i Shërbimit Rajonal të Hetimit në Amsterdam, thotë se “bandat e drogës fitojnë para të mëdha nga trafiku i kokainës dhe  kanë shumë ndërtesa të shtrenjta në përdorim”.

Ai nuk përjashton që do të ketë arrestime të tjera.

Lajmi u publikua vetëm të martën sepse përndryshe hetimi mund të dëmtohej, tha një zëdhënës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY