Rëndohet bilanci në ngjarjen e rëndë të ndodhur në Klos. Sherri për pronat ka përfshirë një familje ne Xiber te Klosit, kete te marte, ku vellezerit pas nje konflikti kane nxjerre armet.
Sipas informacioneve paraprake per vrasje, dyshohet ende se viktime kane mbetur babe e bir, pasi vellai ka qelluar me arme vellane dhe nipin. Ky i fundit ka qëlluar më pas dhe veten.
Qëlluan njëri- tjetrin, ka vdekur Kujtim Dakuci dhe i biri Floget Dakuci. Konflikti me armë mes Sali dhe Kujtim Dakuci ka nisur për një pronë. Sali Dakuci pasi vrau të vëllanë dhe nipin, vrau dhe veten.
Klos/ Informacion paraprak
Me datë 01.10.2019, rreth orës 14.24, në fshatin Xibër, Bashkia Klos, në rrethana ende të paqarta shtetasi S.D, ka vrarë me armë zjarri pistoletë kushëririn e parë, shtetasin K.D dhe djalin e këtij të fundit shtetasin F.D dhe më pas shtetasi S.D ka vrarë veten.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/