FOTO/Këtë herë jo në shoqërinë e binjakëve, Bora Zemani prezanton emisionin e...

FOTO/Këtë herë jo në shoqërinë e binjakëve, Bora Zemani prezanton emisionin e ri që do të drejtojë

399
0
Shares

Pas përfundimit të emisionit “Treshat”, Bora Zemani duket se nuk do te jetë në shoqërinë e binjakëve në emisionin e ri.

Moderatorja do të prezantojë një reality show të një lloji ndryshe, i pa zhvilluar me parë në televizionet shqiptare.

Programi që Zemani do të drejtojë do të vijë në formën e një ‘reality show’, ku 10 stilistë të rinj do të garojnë me njëri-tjetrin për të prezantuar veshje unike të krijuara prej tyre.

“Albanian Designer Competition”eshte nje kompeticion ku një rol tepër të rëndësishëm do të ketë stilisti i mirënjohur, Ardi Asllani, i cili do të jetë mentori i 10 konkurrentëve që do të marrin pjesë në program.

Stilistët e rinj do të krijojnë çdo javë nga një veshje sipas tematikave të përcaktuara nga produksioni dhe pas prezantimit të tyre do të ketë një eleminim. Në finalen e kompeticionit do të ketë një sfilatë, në të cilën tre finalistët e “Albanian Designer Competition” do të shfaqin një koleksion të tyre dhe ai që do të shpallet fitues do të ketë mbështetjen e produksionit për nisjen e rrugëtimit profesional.

View this post on Instagram

Coming soon… #newproject

A post shared by Bora Zemani (@borazemani) on

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY