Detaje të reja janë bere mësuar pas lajmeve te droges së kapur ditët e fundit në Greqi. Mediat greke shkruajne se droga është nisur nga Vlora.
Kujtojme se në datën 30 shtator, në ishullin Piperi u gjeten dhe sekuestruan 106 pako me 1 ton 172 kg marijuane.
Informacionet e fundit bëhen të ditura nga policia greke, e cila në një deklaratë për operacionin disa ditor thotë se ka shkatërruar grupin kriminal të trafikut të marijuanës nga Shqipëria drejt Turqisë dhe trafikut të heroinës nga Turqia në Shqipëri.
Autoritetet greke kanë publikuar edhe një hartë të intinerarit të gomoneve, të cilat janë nisur nga Vlora në datën 24 shtator.
“Në datën 25 shtator jemi njoftuar për dy gomone që po tentonin të transportonin drogë në brigjet e Turqisë. U organizua operacion nga policia dhe roja bregdetare me 10 skafe, 1 helikopter dhe 1 avion si dhe 2 avionë të FRONTEX në verilindje të detit Egje. Operacioni rezultoi me kapjen e një gomoneje dhe arrestimin e 3 personave qe ndodheshin në të, të moshës 25, 42 dhe 42-vjec.
Policia e shtetit helen ka krijuar edhe një profil të grupit kriminal.Tri të arrestuarit e parë kanë marrë masën e sigurisë “Arrest në burg”.
“Ata zgjidhnin gomone që kanë mundësi të transportojnë sasi të mëdha droge, motorë të shpejte dhe skafistë të zotë. Ata zgjidhnin të lundronin në dite me vranësira dhe erëra te forta dhe det mbi 5-6 balle”, thotë policia.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/