Tjetër zbulim në kishën e Balldrenit, struktura murale merr vëmendjen...

Tjetër zbulim në kishën e Balldrenit, struktura murale merr vëmendjen e ekspertëve

143
0
Shares

Një varr ka dalë në dritë gjatë punimeve për restaurimin e kishës së “Shën Premtes” në Balldre të Lezhës.

Muret e vjetra krahas varrit janë zbuluar në anën veriore të kishës, gjatë hapjes së një kanali për disiplinimin e ujërave dhe menjëherë punimet janë ndërprere në pritje të ekspertëve.

Paulin Zefi: “Muret janë të paprekura, të padëmtuara. Nuk është prekur struktura që ka dalë në dritë dhe mendoj se mund të jenë ndërtuar paralelisht me kishën, shekulli 13-14 ose ndoshta edhe shekulli 15. Këtu kemi edhe një varr, janë gjetur disa fragmente eshtrash. Varri është lënë ashtu në gjendjen që është zbuluar dhe pa ardhur arkeologët nuk mund të dalim në një përfundim.”

Or News shkruan se kisha monument kulture e njohur për afreskun e Darkës së Fundit po restaurohet plotësisht falë donacioneve private me qëllim që të bëhet një aset historik i vizitueshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY