Thirrja e Fugës: Duhet një komitet kombëtar për të shpëtuar Dijen nga...

Thirrja e Fugës: Duhet një komitet kombëtar për të shpëtuar Dijen nga Besa Shahini, ose jemi legenë me grada

227
0
Shares

Profesor Artan Fuga ka një koment lidhur me vendimet e fundit të Ministres Shahini, duke u ndalur tek VKM lidhur me reformat e ndërmarra.

Fuga bën dhe njè propozim ironik lidhur me ministren Shahini, duke iu kerkuar pedadogëve dhe intelektualëve të krijohet një komitet për shpëtimin e dijes universitare, sepse ndryshe do të jetë vonë.

Pas vkm për orientimin krejtësisht të gabuar të kërkimit shkencor, pa e konsultuar me komunitetin e kërkuesve shkencorë dhe profesoratit universitar, pa marrë asnjë model perëndimor, jam i bindur se për të përballur politikat e mbrapshta të qytetares besa shahini në ministrinë e arësimit si edhe ato të qeverisë që shpreh ky vendim, ka vetëm një rrugë:

Krijimi i një:

KOMITETI KOMBËTAR PËR SHPËTIMIN E KËRKIMIT SHKENCOR DHE DIJES UNIVERSITARE.

Ose ndryshe ne intelektualët e këtij vendi nuk jemi vetëm qazima, hajdara, a kadrinj, apo
lëpirës kazanësh, tepsish,a uturakësh,por jemi thjesht legena me grada!

Testi me akademinë e shkencave u bë! Ne dolëm të dobët, të pafuqishëm, të anestezuar! Tani prisni goditjet e tjera!Por, kërkimi shkencor dhe shkenca

nuk janë pronat tona ore kolegë, shefa, të zgjedhur në senate, rektorë, administratorë universitetesh private, aksionere, roje godinash universitare, guzhinjere mencash universitare, drejtora institutesh, por janë vlera të shqiptarizmit.

O doktorantë! Jeni të mbaruar! T’i braktisësh je tradhëtar”,- shkruan Fuga.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY