VIDEO/ Përfundon “ngjizja” 9-mujore, më në fund Policia me uniforma të reja

VIDEO/ Përfundon “ngjizja” 9-mujore, më në fund Policia me uniforma të reja

64
0
Shares

Janë dashur 9 muaj fiks, aq sa kohë i duhet një shtatzënie, nga “ngjizja” te lindja, që Policia e Shtetit më në fund të ketë uniformat e reja të saj.
Që nga fillimi i shkurtit të këtij viti, kur u prezantua projekti për uniformat e reja dhe deri në fillimin e nëntorit, më e lehtë do ishte lindja e një fëmije, se sa “lindja” e uniformave të reja të Policisë.
Sërish, sikurse në “ngjizje” edhe në “lindje” nuk kishin si të mos merrnin pjesë “baballarët” “e fertilizimit in vitro”, të këtyre unfiormave, Edi Rama dhe Saimir Tahiri.
Për këtë, Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm mblodhën në mënyrë të përsëritur efektivë të shumtë të Policisë për t’i njohur ata me investimin 9-mujor për 9 mijë uniformat e reja.
Në mënyrë të përsëritur, kryeministri Edi Rama, sikurse në shkurtin e këtij viti, kur shfaqi me film tip multiplikativ uniformat e reja,  mbajti një fjalim krahasues, ndërmjet dy periudhave të qeverisjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY