FOTO/”Studentët të pakënaqur me universitetet”, Shahini i publikon vetë shifrat nga pyetësorët

FOTO/”Studentët të pakënaqur me universitetet”, Shahini i publikon vetë shifrat nga pyetësorët

127
0
Shares

Studendët janë të pakënaqur me sistemin e mësimdhënies dhe me mënyrën sesi është organizuar universiteti.

Shifrat e fundit lidhur me këtë fakt i ka publikuar vetë Ministrja e Arsimit Besa Shahni. Shahini  ka publikuar një pyetësor të zhvilluar tek studentët mbi institucionet arsimore.

Në sondazhin e zhvilluar në prill-maj 2019,  89 mijë pyetësorë iu dërguan studentëve dhe 31.2% e tyre në nivel kombëtar e plotësuan.

Sipas sondazhit të publikuar nga ministrja Shahini, 52% e studentëve shprehen se institucionet ku studiojnë nuk i plotësojnë pritshmëritë e tyre.

66% e studentëve thonë se personeli akademik është kompetent në shpjegimin e njohurive ndërsa 55% tyre shprehen se infrastruktura mbështetëse është e pamjaftueshme.

Ministrja Shahini shkroi në Facebook se në sondazh u mblodhën opinionet e studentëve mbi 6 çështje kryesore: organizimi i institucionit, burimet e institucionit, kurrikulat dhe përmbajtja, mësimdhënia dhe mësimnxënia, aktiviteti kërkimor dhe mbështetja ndaj studentëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY