Foto Ilustruese
Dy adoleshente janë arrestuar nga polica e kryeqytetit, pas një agresioni që ato kanë ndërmarrë ndaj një mashkulli, duke i rrëmbyer forcërisht celularin dhe duke i shkatërruar edhe automjetin.
Sipas burimeve zyrtare, mësohet se specialistët e Komisariatit Nr. 1, të Tiranës, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të dy 17-vjeçareve, A. B., 17 vjeçe dhe E. L., të dyja banuese në Tiranë (Nenet 134/2 dhe 150).
Arrestimi i tyre, u bë pasi një ditë më parë, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, në ambientet e lokal “Lux”, kanë vjedhur telefonin e markës “Samsung”, në pronësi të R. R., banues në Tiranë.
Gjithashtu nga kryerja e veprimeve proceduriale rezultoi se shtetësja A. B., ka dëmtuar me grusht xhamin e parë të mjetit, të R. R.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhje në bashkëpunim” dhe “Shkatërrim prone”, parashikuar nga Nenet 134/2 dhe 150 të Kodit Penal.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/