KOMENTI/ Kryebashkiaku llapaqen

KOMENTI/ Kryebashkiaku llapaqen

107
0
Shares

nga Artan Fuga

Vëmendja e opinionit publik tërhiqet nga skandalet, ngjarjet e ditës, deklaratat e politikanëve, vrasjet, aksidentet, kronikat rozë se cila këngëtare puthi cilin këngëtar, nga llogjet, kurse prirjet, tendencat e nëndheshme të shoqërisë që i jep vetëm kërkimi shkencor nuk janë në vëmendjen pothuajse e askujt.

Opinionit publik ja fshehin ato,
politikanët përtojnë t’i studjojnë,
institucionet publike nuk financojnë, me përjashtim të ndonjerës, shumë e rrallë, sikurse është AMA, për këto studime sepse u pëlqen më mirë që askush mos t’i njohi,
ka kërkues shkencorë dhe agjenci kërkimi shkencor, ose autorë që merren me delire të përgjithshme utopike,
ca intelektualucë gjoja profesorë kanë qimen e derrit dhe janë të paaftë mendërisht që kur kanë qenë në fillore,

Por sekretet tona janë atje, ato i nxjerr në dritë vetëm kërkimi i vërtetë shkencor.

Kur pashë një të bazë të dhënash që provonin me fakte se celulari me internet po e vret telefoninë celulare dhe po e falimenton tregun e telefonisë, u trondita!

Telefoni po vret telefoninë!

Televizioni po vritet nga rrjetet sociale!

Jeta artistike është vrarë nga televizioni!

Televizioni po vret gazetarinë televizive!

Shumë shpejt do të mbetemi edhe pa jetë artistike, edhe pa telefoni, edhe pa televizion, dhe pa gazetari, gjithçka do të sundohet nga llogjet!

Po nuk e pamë në sy këtë proces dhe të ndërmarrim reformat që duhen, shumë shpejt do të bëhemi një komb llapaqenësh!

Dhe mendo t’ua shpjegosh këtë deputetëve të komisionit të medias!!!

Mos o Zot!

Profesor doktor – llapaqen
Kryetar partie – llapaqen
Kryeredaktor – llapaqen
Ministër – llapaqen
Deputetet – llapaqen
Kryellapaqen
Kryetar bashkie – llapaqen
Menaxher – llapaqen.

Në kuptimin që grrijmë llogje!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY