“Si t‘i kuptojmë deklaratat e Komisionerit Hahn dhe Ambasadorit Soreca”

“Si t‘i kuptojmë deklaratat e Komisionerit Hahn dhe Ambasadorit Soreca”

90
0
Shares

Nga Sali Berisha

Miq, pas votimit te Bundestagut Gjerman , jo vetem per te hedhur poshte raportin e Komisionit Europian qe rekomandonte si çdo vit, qe nga 2016, hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine por dhe shtimin kete vit nga 7 qe ishin nje vit me pare ne 9 te kushteve per hapjen e tyre me vendin tone , te paret ne Europe qe reaguan madje edhe para vet zedhenesit te Bundestagut dhe vet ambasadorit gjerman ne Tirane, z Peter Zingraf, ishin Komisioneri i Zgjerimit, Johanes Hahn dhe ambasadori i BE ne Tirane, Luigi Soreca.

Qe te dy keta zoterinj te nderuar shkruanin ne Tweetet e tyre se: Bundestagu gjerman sapo votoi per hapjen e negociatave me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut ne tetor.
Nerkohe qe Bundestagu sapo kishte votuar per “po” pa kushte per hapjen e negociatave me Maqedonine e Veriut ne tetor dhe kishte vendosur 9, de facto 10 kushte nga 7 qe ishin ato te nje viti me pare, per hapjen e negociatave me Shqiperine.

Mbeta i habitur nga deklaratat e dy zoterinjve te nderuar por perseri verifikova vendimin, te cilin fatmiresisht e sqaruan po ate nate, siç ishte, vet ambasadori i ri gjerman ne Tirane zoti Peter Zingraf dhe DW, e anetare te Bundestagut, te cilet informuan se Bundestagu votoi per hapjen e negociatave me Shqiperine pas plotesimit te 9 kushteve.

Dua te theksoj ketu se une vet jam per hapjen e negociatave dhe transferimin e kushteve per diskutim ne kapitujt perkates. Mirepo perseri njoftimi jo real qe dhane keta dy zoterinj te nderuar, injorimi i kushteve te vendosura nga Bundestagu per Shqiperine, çiftimi qe i bene vendit tone me Maqedonine e Veriut, nderkohe qe Bundestagu i kishte veçuar plotesisht keto dy vende, duhet te jem i sinqert nuk me pelqyen dhe me lane shije te hidhur.

Per hir te se vertetes, meqenese Rama ka kater vite qe perserit te njejten gje se negociatat u hapen, ishte normale te mendohet se deklaratat e zoterinjve Hahn dhe Soreca, te cilat ne fakt ishin nje informim siç deshironin zoterinjte e nderuar per shqiptaret, jane thjeshte deklaratat e dy miqve te Rames qe duan ti japin atij nje pilule qetesuese per “ jo“-ne gjermane gjer ne plotesimin e 9 kushteve apo “po“- ne e Bundestagut por vetem pas plotesimit te 9 kushteve dhe ndarjen e qarte te Shqiperise nga Maqedonia e Veriut mbi bazen e merites.

Shtoj ketu se Rama, ne nje akt marrie e kishte kapur fort per bishti vendin fqinj dhe kerkonte paturpesisht me te madhe madje edhe me kercenime idioteske se, o te hapen negociatat per te dy vendet ose mos te hapen per asnjeren se perndryshe do jete shume keq.

Une nuk e njoh karakterin e marredhenieve personale te zoterinjve Hahn dhe Soreca me Edvin Kristaq Ramen por une nuk besoj se deklaratat e tyre ishin thjeshte pilula qetesuese per kreun e ekzekutivit sepse po te ishin te tilla nuk do ja vlente te merresha me to.

Sikunder theksoj se ato deklarata ne Shqiperi nuk ju interesonin aspak shqiptareve qe presin me padurim negociatat qe prej kater vitesh nuk hapen por padyshim i interesonin Edi Rames pasi ishin identike me deklarimet e tij per votimin e Bundestagut.

Ne bindjen time deklaratat e rrufeshme te zoterinjve Hahn dhe Soreca kishin si qellim me kryesor zhurmimin e faktit se Bundestagu me voten e tij hodhi poshte dy vite me rradhe rekomandimin e Komisionit Europian per hapjen e negociatave pa kushte me Shqiperine, rekomandim i cili mbane edhe firmen e ketyre dy zoterinjve.

Dhe kjo eshte vertet shqetesuese.

Po pse? Kjo eshte shqetesuese sepse keta zoterinj e njohin shume mire Bundestagun, seriozitetin dhe fuqine e tij percaktuese ne vendimin e qeverise gjermane per çeshtjet e zgjerimit te BE. Po keshtu mendoj se ata e dine se te 9 kushtet e Bundestagut nuk jane te stisura, te shpikura as dhe keqdashese por jane probleme te verteta, reale, tejet serioze per Shqiperine qe duhen zgjidhur.

Po keshtu ata e dine se keto 9 kushte u vendosen jo arbitrarisht por sepse Shqiperia nuk ka plotesuar asnjeren nga 7 kushtet e nje viti me pare dhe gjate ketij viti ka patur zhvillime dramatike ne fusha themelore te demokracise ne Shqiperi dhe se kane qene pikerisht keto zhvillime qe sollen apo detyruan Bundestagun te vendos kushte te reja, me gjithe deshiren e pamohueshme qe parlamenti i vendit, qe i ka dhene Shqiperise mbi 1,3 miliard euro ndihma ne keto vite, do te donte qe keto ndihma te konvertoheshin edhe ne standarte demokratike dhe Shqiperia te kishte hapur me kohe negociatat me BE.

Ne vleresimin tim te palekundur plotesimi i kushteve nga Shqiperia eshte detyrim dhe pergjegjesi e plote e autoriteteve shqiptare dhe jo atyre nderkombetare, dhe une nuk dua te fajesoj te huajt, partneret, miqte per mosplotesimin e kushteve nga autoritetet e vendit.

Por kam bindjen me te thelle se per Shqiperine, qytetaret e saj qe po largohen nga deshperimi, mungesa e shpreses dhe sigurise masivisht nga vendi i tyre, do te kishte qene shume me e dobishme insistimi zyrtar dhe publik i Komisionit Europian, ambasadorit te BE ne Tirane qe qeveria shqiptare te vleresoje ne menyren me serioze dhe plotesoje nje nga nje kushtet e vendosura nga Keshilli i Ministrave te BE apo Bundestagu nje vit me pare, se sa te rekomandoje hapjen pa kushte te negociatave nderkohe qe nje gje e tille nuk mund te ndodhe.

Une mendoj se ne rast se ky do te kishte qene qendrimi i Komisionit dhe perfaqesise se BE ne Tirane, disa, ose mundet te gjitha kushtet e vendosura ne shtim qe nga viti 2016 e deri dy dite me pare, do te ishin permbushur nga qeveria shqiptare dhe vendi do te ishte me afer ose do te kishte hapur negociatat me BE dhe shqiptaret nuk do mashtroheshin e te festonin me fake ceremoni madje edhe me prani te forte nderkombetare sihariqin per hapjen e tyre siç ndodhi nje vit me pare.

Por megjithese kjo nuk ka ndodhur, prap se prap une kam bindjen se zoterinjte e nderuar Hahn dhe Soreca perseri jane me te interesuar per hapjen e negociatave te Shqiperise me BE madje edhe me shume se sa Edvin Rama, i cili me qendrimin qe mbane ndaj kushteve, ndaj ligjeve, parimeve dhe standarteve demokratike deshmon ne menyre te pakundershtueshme se ka nje dhe vetem nje interes, pushtetin e pakufishem te tij personal, ekzekutiv dhe financiar ekonomik.

Mirepo keta zoterinj, ne vend qe te perdorin te gjithe autoritetin e tyre per te ndikuar ne plotesimin e kushteve dhe, ne morine e deklaratave qe bejne lidhur me vendin tone, t’ju kushtonin disa prej tyre plotesimit te kushteve, kane zgjedhur injorimin e kushteve te vendosura nga vendimmarres te tjere jashte Komisionit Europian dhe qe nga viti 2016 ne teresi heshtin ndaj zhvillimeve negative madhore qe detyrojne vendimmarresit e tjere te formulojne çdo vit kushte te reja, dhe pavaresisht nga kjo Komisioni rekomandon çdo vit, hapjen pa kushte te negociatave me Shqiperine.

Me keqardhje me duhet te them se Edi Rama dhe narkoshteti i tij abuzojne shume me kete rekomandim duke e perdorur ate edhe si nje pasaporte fallco te nje performance qe nuk ekziston dhe si skuze per injorimin e kushteve te vendosura nga partneret dhe vazhdon pa u ndalur ne zevendesimin e shtetit ligjor me narkoshtetin.

Pikerisht se ky rekomandim injoron permbushjen e kushteve dy vendet me kryesore te BE, Gjermania dhe Franca por dhe vende tjera, qe natyrisht kane aksione te rendesishme ne Komisionin Europian, nuk e kane pranuar dhe nuk e pranojne ate.

Ata nuk e pranojne sepse e gjejne kete rekomandim te pabazuar dhe te pamerituar pasi ai nuk shpreh realitetin dramatik shqiptar dhe bie qarte ndesh me kushtet e vendosura me unanimitet nga Keshilli i Ministrave te vendeve te BE me 27 qershor 2018 ne Luksemburg.

Mirepo per shkak te ketij rrethi viscioz hapja e negociatave te Shqiperise me BE eshte bere nje horizont qe largohet gjithnje e me shume per qytetaret shqiptare ndaj dhe lutja ime e njerzishme per te dy zoterinjte e nderuar eshte; ne doni te ndihmoni shqiptaret, mos u beni me Edvin se Rama! sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY