Pamjet që shihni duket sikur janë filmuar në një pikë lavazhi makinash, por në fakt janë filmuar në oborrin e burgut të Fierit.
Ata që duken si punonjës të lavazhit, në fakt janë të dënuar të burgut, ndërsa makinat që lahen, janë të drejtorit Arjan Hasani dhe zyrtarëve të tjerë të këtij burgu.
Kjo video është filmuar një nga ditët e fundit, por burime nga burgu i Fierit bëjnë me dije se një situatë e tillë është e zakonshme. Të dënuarit bëjnë pastruesin e makinave të drejtuesve të burgut, ndërkohë që policët e tij mbajnë nën vëzhgim procesin.
Një situatë e tillë është jo vetëm shkelje e të drejtave të njeriut, pasi të dënuarit detyrohen të lajnë makinat private, por edhe shkelje e hapur e sigurisë së tyre, pasi të dënuarit dalin në parkingun e burgut ku janë të ekspozuar. /News24/
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/