Arjan Hasani
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve pas publikimit të videos ku shfaqen disa të burgosur në IEVP Fier duke larë makinat private të drejtuesve të institucionit, ka bërë me dije se, në mënyrë të menjëhershme nga ana e Drejtorit të Përgjithshëm është marra masa e pezullimit nga detyra të drejtorit të IEVP Fier Arjan Hasani.
Sipas të njëjtave burime, mësohet se pezullimi i drejtorit është vendosur për një afat të pacaktuar deri në zbardhjen e rrethanave të kësaj çështjeje.
“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve e konsideron shkelje të drejtave të personave me liri të kufizuar dhe ka kërkuar në mënyrë të menjëhershme një hetim të thelluar për rastin në fjalë”, bëhet e ditur zyrtarisht.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/