EMRI & FOTO/ Vrasësi shqiptar, i lirë të ecë sërish në rrugët...

EMRI & FOTO/ Vrasësi shqiptar, i lirë të ecë sërish në rrugët e Anglisë

64
0
Shares

Në muajin qershor gazeta e njohur Daily Mail tha se Ardian Rragami, 45 vjeç, ishte kthyer tashmë në Angli 4 vite pasi ishte arrestuar e dërguar në Shqipëri me forcë për të shlyer një dënim prej 15 vitesh për vrasje.
Disa orë pasi ai shkeli sërish në Angli, Zyra e Migracionit e ndaloi duke e pyetur për prezencën e tij aty.
Por tashmë Rragamit i është dhënë liria me kusht pas apelimit të vendimit për ta dëbuar për herë të dytë. Gjyqtarja, Esther Langunju, e urdhëroi të vinte një pajisje elektronike në këmbë duke i thënë se mund të dilte nga ora 8 e mëngjesit deri në 8 të darkës dhe do u rrëfehej policëve çdo javë për çdo gjë që bënte.
Rragami është parë në zonën e Essex, ku jeton së bashku me gruan e tij angleze dhe dy fëmijët .
Çështja e tij e thellon akoma dhe më shumë skandalin e vrasësve shqiptarë që u larguan për në Angli, duke i shtyrë autoritetet të përballen me mëdyshjen nëse duhet ta dërgojnë Rragamin në shtëpi ose jo.
Gjatë verës, Daily Mail shfaqi emra e dy të tjerëve si Rragami, që u shtirën si refugjatë kosovarë për të hyrë në Angli.

ardian rragami

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY