Zbulohet harta e kanabisit ne Shqiperi, qindra parcela ne te gjithe vendin

Zbulohet harta e kanabisit ne Shqiperi, qindra parcela ne te gjithe vendin

280
0
Shares

ABC News ka mundur te sigurojë në mënyrë ekskluzive raportet ditore nga data 24 shtator e në vazhdim për asgjësimin e bimëve kanabis sativa në zona të ndryshme të vendit. Dhe shifrat janë të alarmante. Policia e Shtetit është munduar të centralizojë në mënyrë hermetike informacionin për aksionet e antikanabis të zhvilluar dy javët e fundit, konkretisht në Librazhd, Kukës, Shkodër, Gjirokastaër, Durrës dhe Vlorë.

Arsyeja e mospublikimit të rezultateve në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit për operacionet mesa duket është bërë për minimizuar fenomenin e kultivimit të kanabisit sativa në vend.

Aktualisht rrethi i Librazhdi mban vendin e parë me 2836 bimë narkotike të asgjësuara në Njësinë Administrative, Orenjë.

Në një aksion të vetëm të datës 24 shtator, u asgjësuan 2000 bimë Kanabis Sativa të kultivuara në vendin e quajtur Mali i Meçitit . Si fajtor dhe i akuzuar për “shpërderim detyre” polici ka gjetur një inxhinier pyjesh, por pa mundur ta prangosin atë. Lartësia e bimëve narkotike ishte nga 1.2 deri në 2.6 m e lartë, e gatshme për t’u hedhur në treg.

Në të njëjtën zonë, në vendin e quajtur Ballgjin gjatë operacionit të datës 28 shtator u gjetën rreth 720 bimë të tjera Kanabis Sativa. Në pranga përfundoi kryetari i të njëjtit fshat, pasi nuk kishte kontrolluar territorin që administron duke, mos sinjalizuar policinë lokale. Por kontrollet në njësinë Administrative të Orenjës, kanë zbuluar edhe 116 bimë narkotike të mbjellura në Shtog. Probleme mbetet zbulimi i autorëve, pasi kodra ku ishin kultivuvuar kanabisi nuk ka pronësi.

Kukësi vazhdon të jetë në shifra të lartë në kultivimin e kanabisit. Gjatë operacionit të zhvilluar më datë 27 shator, u gjetën në vendin e quajtur Kodër Spas rreth 1035 bimë narkotike në lartësinë e 2.10 m. Edhe këtu mbjellja ishte bërë në një tokë publike, duke e pasur të vështirë të identifikohen kultivuesit.

Malësia e Shoshit është një zonë e njohur për mbjelljen e kanabis sativa. Por gjatë aksionit të datës 27 shtator u gjetën vetëm 77 bimë narkotike të mbjella në dy parcela. Ndërkohë u proceduan dy persona nga uniformat blu.

Lidhur me aksionet e ditëve të fundit antikanabis, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka nisur hetimet për të gjithë punonjësit e policive të zonave që kanë administrative pasi nuk kanë ushtruar detyre që ia ngarkon ligji. Më herët u arrestuan edhe dy efektiv të uniformave blu për të njëjtën akuzë. Po kështu shumë punonjës pyjesh dhe të administrator e kryetar fshatrash janë prangosur gjatë aksioneve të policisë, ndërkohë problem mbetet identifikimi i autorëve kur bimët narkotike mbillen në pronat publike. /ABC News/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY