Cfare u diskutua sot ne PD, balkanweb zbardh te gjitha debatet

Cfare u diskutua sot ne PD, balkanweb zbardh te gjitha debatet

149
0
Shares
BASHA AKUZA QEVERISE - Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference te shtypi, ku ka akuzuar qeverine se po perdor policine ne fushate, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nBASHA IN CONFERENCE - Leader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a press conference, which he has accused the government of using the police to campaign for the local elections on 21 June.

Diskutimet në Grupin parlamentar dhe kryesinë e PDSh te publikuara nga balkanweb.com.

Lulzim Basha: Po e nis këtë mbledhje duke theksuar këta  elemente kryesorë të cilët janë edhe vijueshmëria e aksionit tonë opozitar:

1 Raporti i OSBE/ODIHR dhe rezoluta e Bundestagut, duke shpresuar se deri në tetor nuk ka ndërhyrje negative nga vendet skeptike, është skanimi i situatës. Jemi futur në fazën finale të zgjidhjes së krizës. Zgjidhja e krizës, që mbetet imperativ dhe objektiv kryesor yni, vjen vetëm duke iu drejtuar sovranit me zgjedhje të lira e të ndershme.

2. Asnjë iluzion se aksioni opozitar do të ketë ndërprerje apo tërheqje. Krahas aksionit opozitar dhe qytetar, do të vazhdojmë me përfundimin e programit dhe alternativës.

3. Përgatitja e PD për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe zgjedhje vendore në 1 ditë. E gjithë partia, jo vetëm forumet, zbret në terren dhe nis përgatitjet dhe kontaktin me qytetarët për zgjedhjet si zgjidhja e krizes.
Jemin Gjana: Kryetar, une shoh qe situata e zgjedhjeve mund te shkoje dhe ne 2021 dhe duhet pergatitje. Partia Demokratike duhet qe te kete kujdes nga elemente qe e kane nisur qe ne 2009 bashkepunimin me Ramen dhe e vazhdojne edhe sot. Une kam folur per ta sahere kam mundur por duhet te kihen kujdes.

Tritan Shehu: Situata sot eshte shume e rrezikeshme per te ardhmen e vendit, lirise e integrimit, i cili sic e cilesoi dhe Bundestagu po kalon nje krize te rende te brendeshme politike. Reforma zgjedhore ne vehte vete nuk mund ta lehtesoje gjendjen. Rama perpiqet ta perdore ate per demagogji. Ajo duhet trajtuar si nje pjese e nje pakete te gjere politike per te cuar ne zgjedhje te lira politike e lokale, te bazuar mbi cfare ne miratuam ne shkurt. Cdo rruge tjeter do te jete e rrezikeshme per demokracine tone duke konsoliduar autokracine. Ne duhet te vazhdojme levizjen mbare popullore duke e zgjeruar e thelluar ate, sidomos tashti qe gjithmone e me shume kemi mbeshtetjen e partnereve tane. Po keshtu duhet te punojme fort per forcimin organizativ te PD e zgjerimin e shtrirjen e saj te metejshme.

Ervin Salianji: Duhet ta qartësojmë mirë që ne nuk jemi tërhequr nga kushtet per zgjedhje të parakohshme dhe për largimin e Ramës, ndryshe pjesemarrja ne komision dhe zgjedhjet me reforme zgjedhore mund ti kishin propozuar qe para zgjedhjeve lokale pa leshuar bashkitë.

Po ashtu pjesemarrja ne ate tryeze na obligon që tani të propozojmë plan konkret duke qene gjitheperfshires dhe duke marre mendimin e te gjitheve, nga ish deputetet tek kryesia tek kryetaret e degeve dhe kudo ne shoqeri sepse cdo eksperience vlen. Qartazi ne duhet te propozojme pa kompleks ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe te cojme votën tek qytetarët dhe ta kalorojmë ne si beteje ndryshimin me listat e hapura.

Ne lidhje me mendimin kritik, une them qe PD ka më shumë nevojë për mendim ndryshe ose alternativ por po aq ka nevojë të vkeresoje kontribuesit e opozites se veshtire 6 vjecare dhe jo te mbahen syte vetem a do vijë dikush qe ka punuar me Ramën. Qytetaret presin hapje reale me personalitete publike dhe eksperte te rinj

Romeo Gurakuqi: Unë shoh si shqetesim që ne duhet qartesisht te kemi propozime konkrete ndryshimin e struktures kushtetuese, duhet te propozojme dhe te dalim me platforme konkrete se si dhe ku duhet te nderhyjme per te ndryshuar dhe per ta cuar vendimmarrjen tek qytetari. Në Shkoder duhet nje plan konkret se si do ecim me nje road map konkret sepse situata eshte aspak pozitive aty!

Edmond Spaho: Vendi ështē në krize te thelle politike dhe kete e faktoi dhe raporti i OSBE/ODHIR. Kriza kapercehet me zgjedhje te parakoheshme, te lira dhe te ndershme. Ne duhet te parandalojme ne reformen zgjedhore shitblerjen e votës, perdorimin e kontigjenteve kriminale, policise,  perdorimin e administratës dhe gjithe elementet teknike qe ka paraqitur OSBE/ODHIR.  Ne duhet te propozojme dhe ndryshimet kushtetuese per balancimin e pushtetit,  per mosrenjen e tyre ne nje dore sikurse ka ndodhur aktualisht me Edi Ramen. Nese maxhoranca nuk eshte e gateshme per zgjidhje politike rruga jone eshte ajo e protestave. Protestat duhet te jene ne forme tjeter dhe pjesmarrje edhe me masive se te deritanishmet. Ne duhet te hapim partine sepse sahere jemi hapur kemi pasur suksese.

Grida Duma: Duhet te kuptojme qarte qe jemi ketu per njerezit; per demokratet dhe per shqiptaret.  Nese s’jemi per ata nuk jemi as per vete.  Shqiptatet presin nga ne te mos jemi e keqja me e vogel por me tw mire se kundershtari.  Ne s’mund ti gezohemi faktit qe do na votojne ata qe jane kunder Rames, nuk mund te varemi nga vota kunder dhe kaq. Kjo sepse ka nga ata qe mendojne qe mjaft te rezistosh dhe pushteti do vije vete nje  here ne 8 vjet.  Shqiperia e 2019 nuk pret nga ne qe te presim nga vota kunder.  Une besoj qe ky forum dhe vete Partia Demokratike ka kapacitete per te qene shume here me e mire jo me pak i keq se qeverisja e Rames. Por qe ky forum te beje punen e vet duhet te perfshihet ne vendimarrje. Mbledhja e pare po zhvillohet ne 30 shtator pra fillim tetori pas muajsh e muajsh sakrifice.  Sakrifice e cila u be ne ekstrem nga demokratwt dhe sot po perballet me kaosin dhe paqartësinë.  Nuk duhet te kompleksohemi edhe nese kemi bere gabime por jo te rrime peng i tyre.  Thame protesta dhe i ndaluam, thame morem pjese ne nivel teknik ne tryezen e reformes dhe ky dokument teknik nuk dihet cili eshte. Duhet doemos te kemi qartesi dhe te respektojme sakrificen e madhe te bere deri tani. Kjo do ta ndertoje me siguri frymen e fitores.

Genc Pollo: Edhe pse votimet ndodhën në 30 qershor, edhe pse bashkitë i morën njerëzit e Ramës protesta gjashtëmujore e masat e pazakonshme treguan fuqinë  é opozitës; forcë, e cila nga latente u bë proaktive; kështu u forcua besimi tek opozita në opinionin vendas dhe gjendja reale e problemet që ka sjellë qeveria u kapën nga radarët e mëdhenj ndërkombëtarë.  Nuk mbetën më të kyçyra në sirtare burokratësh. Deri në shkurt 2019 opozita për radarét  ishin vetëm studentët e rrugës së Durrësit. Objektivi ynë duhet të jenë zgjedhjet e parakohshme të dyfishta brenda 2020, mundësisht deri në mes të vitit tjetër. Është zgjidhja më e mirë për Shqipërinë e për opozitën. Për ketë duhet moblizim dhe baza ngrihet e motivohet edhe pse ka aty këtu  ndonjë zhgënjim apo ndonjë kritikë për ndonjë inkoherencë tonën. Vetëm një veprim i fortë e konseguent edhe në rrugë mund imponojë zgjidhjen nëse Rama e refuzon atë me kokfortesi.

Lulzim Basha: Tomorri i fundit se u zgjat mbledhja dhe duhet te jem be nje aktivitet.

Tomorr Alizoti: Nese flasim për Hegelin ai thote qe duhet perplasur teza me antitezen qe ne fund te arrijme nje sintezë. Une per nje kohe kam bere antitezen por tani ka ardhur koha qe te arrijme ne nje sinteze. Duhet qe te qemi te qarte qe situata eshte e turbullt dhe ne duhet te pranojme qe misionin qe nisem nuk e perfundojmë dot. Ne duhet ta ndajme nëse do shkojmë ne zgjedhje me reformen elektorale apo do shkojmë me Ramën ne zgjedhje. Ne lidhje me armiqte ne parti ata tia leme Enver Hoxhes.

Lulzim Basha: Asgje nuk ka ndryshuar, ne i qëndrojmë kërkesave si më parë. Kriza sot ështē nje realitet i pranuar dhe nga nderkombetaret. Ne do formojmë tre struktura te cilat na jane propozuar dhe nga konsulentet tane qe kemi muaj qe i kemi si konsulente. Do te kemi trurin zgjedhor, strukturen organizative dhe struktura juridiko elektorale. Ne duhet te shtojme ritmin e punes ne terren duke shperndare optimizem tek anetaret dhe jo dilema qe gjithesecili mund ti kete. Ne nuk na pengon asgje qe te bejme punë organizative, te rrisim me 5 anetare per cdo QV numrin e anetaresise deri ne fund te Tetorit dhe te mos kemi asnje fiktivitet. Zgjidhja e krizes vjen nepermjet zgjedhjeve te parakoshme. Aksioni padiskutim qe do te intesnsifikohet me te gjitha menyrat. Sot te gjithe jane te qarte qe nderkombetaret jane vetedijësuar nga levizja jonë nga na atjeter ne kemi bere cdo perpjekje qe negociatat te hapen, kemi lobuar qe negociatat jane per shqiptarët dhe jo Per Ramën.

Ne duhet ta trajtohme cdo dite si fushate elektorale dhe do ndertojme shtabet ne cdo njesi, pafiskutim qe meritokracia do te jete mates, ne do te shohim se kush punon me shume dhe do bejme renditje se 300 anetaret e Keshillit Kombetar nuk do jene te gjithe depuete! Balkanweb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY