“Xhihadistët” dalin para gjykatës, refuzojnë avokatët: Na mbron Zoti

“Xhihadistët” dalin para gjykatës, refuzojnë avokatët: Na mbron Zoti

58
0
Shares

Nën masa të rrepta sigurie është zhvilluar në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca për caktimin e masës së sigurisë për 4 të arrestuarit për terrorizëm, dy ditë më parë.
I pari që ka dalë para togave të zeza ka qenë mjeku Bekim Protopapa. Ai nuk ka pranuar të mbrohet nga nja avokat duke sqaruar se mbrohet nga Zoti. Protopapa 30-vjeçar, ka mohuar akuzat duke sqaruar se nuk ka lidhje me Shtetin Islamik dhe nuk ka ndihmuar askënd që të shkojë në Siri. Pavarësisht deklaratave, ai është lënë në burg. E njëjta masë sigurie është dhënë edhe për Ergys Faslia, me profesion berber në qytetin e Shkodrës.
Ai ka mohuar njohjen me dy të arrestuarit e tjerë Medat Hasani dhe Xhezair Fishti, të cilët kanë qenë të fundit që dolën para togave të zeza. Ndryshe nga dy të ndaluarit, Faslia dhe Protopapa, ata kanë pranuar të mbrohen nga një avokat, por nuk kanë pranuar akuza e ngritura. Prokurorët e Krimeve të Rënda, që po hetojnë dosjen u ka mbërritur informacioni për këtë celule nga agjencitë e huaja të inteligjencës.
Këta persona janë vënë në përgjim dhe është faktuar aktiviteti i tyre. Për implikimin e tyre hetuesit thonë se kanë përgjime, filmime dhe fotografi që tregojnë se ata po bashkëpunonin me njëri – tjetrin. Por grupi hetimor është mjaft hermetik në dhënien e informacionit për këtë dosje.
Misteri më i madh është se përse është zgjedhur qyteti i Shkodrës për të kryer aktivitetin e tyre. Burime thonë se nën survejimin e Shërbimit Informativ janë edhe disa persona të tjerë. Ndërsa sqarohet se të arrestuarit e kësaj fundjave kanë njohje dhe me disa nga 9 persona e dënuar në muajin Maj nga Gjykata e Krimeve të Rënda për njëjtat akuza.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY