FOTO/Ishte gati për të vrarë bashkëshorten, policia ndërhyn në kohë, parandalohet krimi...

FOTO/Ishte gati për të vrarë bashkëshorten, policia ndërhyn në kohë, parandalohet krimi në Shkodër

122
0
Shares

Policia ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në familje. Burime zyrtare nga policia informojnë se një burrë ka kanosur me armë dhe ka dhunuar fizikisht bashkëshorten.

Ngjarja ka ndodhur në Shkodër, ndërsa policia sapo ka bere arrestimin ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov pa leje.

Specialistët për parandalimin dhe Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan shtetasin:

– Z. Ç., 29 vjeç, banues në fshatin Rragam/Shkodër.

Shërbimet e Policisë Shkodër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Rragam, Shkodër një shtetas po kanoste me armë zjarri dhe po dhunonte fizikisht në banesë bashkëshorten, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. Shtetasi Z. Ç., kur ka parë shërbimet e Policisë, ka lënë armën e zjarrit në banesë dhe është larguar në drejtim të pyllit, por është kapur pas disa orë ndjekjesh nga shërbimet e Policisë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi i shtetasit Z. Ç., për veprat penale “Kanosje”, “Dhunë në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër”,-informon policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY