Emërimet e reja nga Veliu, PD: U kthyen në poste drejtuese policët...

Emërimet e reja nga Veliu, PD: U kthyen në poste drejtuese policët që mbollën Shqipërinë me drogë

117
0
Shares

Partia Demokratike e konsideron jo të drejtë lëvizjen e fundit të policisë me emërimet e reja.

Ish deputeti i PD, Enkeled Alibeaj, ka reaguar sot lidhur me emërimet e reja në radhët drejtuese të policisë. Në një prononcim për mediat, Alibeaj tha se Edi Rama po rikthen në poste drejtuese policët që mbollën Shqipërinë me drogë bashkë me krimin e organizuar.

Dy emërimet e reja në poste të larta drejtuese në policinë e Shtetit, drejtori i ri i Lezhës dhe ai i Policisë Rrugore, tregojnë se Edi Rama nuk ka në plan të plotësojë kushtet e Europës për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, sepse plani i tij i vetëm janë vjedhja e zgjedhjeve nga bashkëpunimi i shtetit me krimin. Drejtori i ri i policisë së Lezhës Erigert Mitri ka dy pika kulminante në karrierën e tij, që e lidhin drejtpërsëdrejti me kultivimin dhe trafikimin e kanabisit”,- u shpreh Alibeaj.

Deklarata e plotë:
Edi Rama po rikthen në krye të policisë njerëzit e Saimir Tahirit me të cilët mbolli Shqipërinë me drogë, duke e shndërruar vendin në Kolumbinë e Europës.

Dy emërimet e reja në poste të larta drejtuese në policinë e Shtetit, drejtori i ri i Lezhës dhe ai i Policisë Rrugore, tregojnë se Edi Rama nuk ka në plan të plotësojë kushtet e Europës për të luftuar krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, sepse plani i tij i vetëm janë vjedhja e zgjedhjeve nga bashkëpunimi i shtetit me krimin.

Drejtori i ri i policisë së Lezhës Erigert Mitri ka dy pika kulminante në karrierën e tij, që e lidhin drejtpërsëdrejti me kultivimin dhe trafikimin e kanabisit.
Ai ishte shef i komisariati kur avioni i drogës ra në Divjakë dhe ndihmoi për fshehjen e provave të trafikut të drogës me avion.

Drejtori i ri i Policisë në Lezhë, Erigert Mitri, njeri i Erion Braçes, ishte kryepolici që mbolli Burrelin me kanabis.

Kryeministri Edi Rama, Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë e njohin aktivitetin kriminal të drejtorit të tyre të ri nga dokumentat e Shërbimit Informativ, pasi emri i tij është mes emrave të mbi 120 policëve që morën pjesë në kanabizimin e Shqipërisë bashkë me trafikantët e drogës.
Edhe Drejtori i ri i Policisë Rrugore Edmond Targaj njihet në Polinë e Shtetit si një nga drejtuesit e lartë të policisë i përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e drogës.

Edmond Targaj bashkëpunoi me disa grupe kriminale në zonën e Dibrës për ta mbjellë atë me kanabis gjatë kohës që drejtoi policinë e Dibrës dhe, bashkë me drejtues të tjerë të policisë, i shërbyen Edi Ramës për të vjedhur zgjedhjet. Edmond Targaj është graduar në detyrë duke qenë pjesë e dosjes 184.
Partia Demokratike i ka denoncuar të dy këta drejtues të inkriminuar të policisë që në vitin 2016, por me mbrojtjen e duhur politike, ata jo vetëm nuk janë ndëshkuar nga drejtësia, por po riciklohen sërish dhe po ngjiten në karrierë si drejtues të policisë për t’i shërbyer pushtetit të korruptuar dhe kriminal të Edi Ramës.

Mesazhi që Edi Rama jep me emërimet e reja në polici është se ai nuk ka si prioritet t’u sigurojë qytetarëve rend, qetësi dhe siguri.
Prioriteti i tij është t’i japë krimit të organizuar dhe trafikantëve të drogës garanci dhe mbrojtje politike për t’u pasuruar së bashku dhe për të blerë zgjedhjet së bashku.
Prandaj, nën drejtimin e qeverisë nga Edi Rama nuk arrestohet asnjë bos droge, peshqit e mëdhenj janë të paprekshëm dhe kokaina shndërrohet në oriz.

Zgjidhja e vetme për të cilën vendi ka nevojë është ndarja e politikës nga krimi, dekriminalizimi i Policisë së Shtetit dhe drejtimi i vendit nga një qeveri e pastër, që nuk i shërben krimit, por qytetarëve.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY