“Ç’prisja të na shpjegonte ‘Komisioni’, ironizon ish-deputeti: Ne paskëshim patur një derr...

“Ç’prisja të na shpjegonte ‘Komisioni’, ironizon ish-deputeti: Ne paskëshim patur një derr demokracie nën Enverin

79
0
Shares

Ish-deputeti Gent Strazimiri ka bërë një koment ironik përsa i përket raportit paraprak që Komisioni i Venecias ka nxjerrë lidhur me hetimin ndaj Presidentit Ilir Meta.

Strazimiri shkruan se ndaj këtij raporti, priste diçka tjetër të shpjeguar, duke marrë parasysh se këto janë çështje sa ligjore aq dhe kushtetuese. Ish-deputeti thotë se priste Jurisprudencë.

Më tutje, Strazimiri vazhdon të ironizojë, duke shkruar se dhe në kohën e Enverit ishin më mirë, duke u shprehur se në atë kohë kishte më shumë demokraci se tani.

REAGIMI I PLOTE

Ç’prisja të na shpjegonte “Komisioni” …

– Kush është më e rëndësishme “data” apo “gara”?
– Procesi në vetvete ështe “përpikmëri në vend dhe orë takimi” apo “zgjedhje” ?
– Kush është më e rrezikshme për shëndetin e një demokracie që ripërtërihet nga ZGJEDHJET:

* “të bëhet rrugë” mospjesëmarrja e opozitës në zgjedhje, apo * të bëhet zakon që zgjedhjet t’i bëjë qeveria… pa opozitë, pa garë, pa alternativë… E VETME, mjafton që t’i bëjë në “datën” dhe “orën” e caktuar?
Nëse e rëndësishmja në këtë mesele është “data” dhe jo “gara”/ “zgjedhja” /opozita (?!), ne paskëshim patur një derr demokracie nën Enver Hoxhën nga 1945-1991 dhe s’e paskëshim ditur…?!
Enver Hoxha, or lum “Komisioni”, i ka zhvilluar zgjedhjet pa opozitë 46 vjet rrjesht, pa i kaluar sekonda, jo ora, jo dita, jo java e “zgjedhjeve”, fiks çdo 4 vjet, madje me një seriozitet që s’të leverdiste as të vdisje pa votuar…
Nëse alarmi demokratik që ngre opozita, deri në mospjesëmarrje në farsë, nuk quhet “situatë e jashtëzakonshme” nga pikëpamja e funksionimit të demokracisë, çfarë quhet?
Të lexosh ligjin shqiptar për “situatën e jashtëzakonshme” quhet … “lexim ligji”, e unë prisja JURISPRUDENCË, për një situatë “sui generis”, të paparashikuar e të paparashikueshme në Kushtetutë, ligje e kode, e që mori “zgjidhje” po të tillë…
Po nejse, këtë do na e shpjegokësh Gjykata Kushtetuese, sapo ta krijojë me doçkat e veta… qeveria!!!!!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY