137 kg kokainë në konteinerë, hetimeve nuk u shpëtojnë as zyrtarët në...

137 kg kokainë në konteinerë, hetimeve nuk u shpëtojnë as zyrtarët në portin e Durrësit

134
0
Shares

Prokuroria për Krimet e Rënda ka zgjeruar hetimet për personat e përfshirë në rrjetin e trafikut të drogës që kaloi konteinerët nga Ekuadori në portin e Pireut e më pas në portin e Durrësit.

Burimet  bëjnë me dije se Krimet e Rënda kanë vënë nën hetim dhe zyrtarët e Portit Durrësit, pasi grupi hetimor ka dyshime se autoritetet kanë dekonspiruar dhe kanë favorizuar grupin që priste drogën.

Nën hetim janë vënë edhe efektivët e policisë kufitare. Prokuroria ka sekuestruar kamerat e sigurisë ku po verifikohen të gjitha lëvizjet në këtë port.

Katër kontenierë me banane kanë qëndruar të bllokuar në portin e Durrësit prej muajit gusht 2019. Sinjalet  në dyshemenë e tyre mund të kishte kokainë. Me ndërhyrjen e Policisë shqiptare në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet greke dhe DEA në Athinë, arritën që në një operacion të koduar “Kuito”, të sekuestrojnë një sasi të konsiderueshme kokaine, prej 137 kilogramë.

Prokuroria zbuloi se personi kyç në linjën e trafikut ishte Gentian Malindi, pronari i një anije peshkimi, i skeduar më herët për trafik hashashi. Bashkëpunëtorë të tij ishin oficeri i sigurisë në port, Ardian Bega dhe Altin Mislihaka.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY