20-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur pranë një parkimi në Itali, dyshimet e...

20-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur pranë një parkimi në Itali, dyshimet e para

148
0
Shares

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një i ri shqiptar ka humbur jetën, ende në rrethana të mistershme.

20-vjeçari është gjetur i pajetë pranë një parkimi në Genova të Italisë. Mediat fqinje, raportojnë se ka qenë një grua që ka parë të riun në një pellg gjaku dhe ka dhënë alarmin, duke njoftuar më pas policinë dhe ambulancën.

Kur kanë mbërritur forcat policore dhe ndihma e shpejtë u konstatua se i riu kishte humbur jetën dhe kishte një plagë të thellë në kokë. I riu, emri i të cilit nuk bëhet i ditur dyshohet të ketë qenë student, pasi me vete kishte një çantë me libra dhe me shënime kryesisht për fiziken dhe matematikën.

Dyshimet e para ishin për një vetëvrasje, duke qënë se i riu ishte hedhur nga një lartësi prej së paku 4-5 metrash. Ndonëse kjo vijon të mbetet një hipoteze, policia thotë se dyshon për një vdekje aksidentale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY