Malltezi zbërthen përplasjen Klosi-Veliaj: Si sherr hienash për të shqyer ujërat e...

Malltezi zbërthen përplasjen Klosi-Veliaj: Si sherr hienash për të shqyer ujërat e zeza që derdhen në Lanë

155
0
Shares

Erion Veliaj ka replikuar në distancë me ministrin Blendi Klosi, sa i përket lejeve mjedisore, të cilat sipas Veliajt duhet t’I kalojnë Bashkive të qyteteve.Veliaj kërkoi që Inspektoriatet në të gjithë vendin të shkrihen duke i konsideruar struktura të korruptuara. Ai kërkoi që kompetencat e tyre t’i kalojnë bashkive.

Veliaj e shigjetoi më tej ministrin Klosi duke thënë se s’mund të telefonohet ministri, për një disko që bën zhurmë në qytetin e Durrësit.

Por, teksa e quan shërr hienash, përplasjen mes tyre, Jamarbër Malltëzi shkon më thellësisht në këtë çështje, duke mos lënë pa marrë një për një gjithë problemet e Bashksië me mjedisin.

Malltezi nis me impiantin e ujërave të zeza dhe shkon deri tek inspektimi dhe menaxhimi i institucioneve përgjegjëse për mjedisin. Sipas tij, debate mes tyre është artificial.

“Kunderpergjigja e Klosit ishte tek ruajtja e Parkut te Liqenit qe Veliaj bashke me fidelin, dushkun, alketen dhe nikolinin po planifikojne ta kafshojne nga te 3 anet! Por Klosi nuk guxon as ta vendose si vije te kuqe kafshimin e Parkut, as nuk guxon ti vendose gjobe autobuzeve ndotes te Bashkise dhe as te gjobise dhe te mbylle ndermarrjen me korruptuve te Tiranes me veprimtarine ne Sharre”,-shton më tëj drejtuesi i departamentit të mjedisit në PD.

REAGIMI I PLOTE

Sherri Veliaj-Klosi si sherr hienash per te shqyer gjahun dhe ujrat e zeza qe derdhen ne lane mes Tiranes. Dje Veliaj sulmoi Klosin duke kerkuar shkrirjen e inspektoriateve mjedisore si te korruptuara dhe marrjen e ketij roli nga bashkia. Ne fakt po te shohesh qe (1) kryeinspektor ka caktuar nje ish te hetimit tatimor, (2) asnje nga studentet e mire qe kane studiuar per inxhiniere mjedisi keto 10 vitet e fundit asnjeri nuk punon as ne agjensine e mjesisit she as ne inspektoriatin e mjedisit dhe (3) roli korruptiv i inspektoreve qe duan te perlajne ndonje lek dhe i kapen me nje byrektore 3×3 metra per ndotjen qe i shkakton apo ku con vajin e 10 qofteve qe gatuan ne dite eshte trishtueae dhe duhen qeruar nje ore e me pare.

POR, kur sheh se ky nuk kerkon qe te shkrihen por vec qe te “kolliten” tek njerezit e Veliajt, kjo pastaj bie ere me e rende sesa kanali i ujrave te zeza qe shkarkohet ne lane mu tek shallvaret. Ironikisht kete kanalin e ujrave te zeza qe e ka detyre ligjore Veliaj nuk e kryen por nga ana tjeter kerkon kompetencat qe nuk i ka dhene ligji se premton qe do i beje me mire.

Meqenese mendon se i ben me mire punet atehere le te shohim si i ka ceshtjet e mjedisit: ka detyrim ligjor mbledhjen e diferencuar te mbetjeve por nuk e ben, ka 6 vjet qe ka nisur puna per impiantin e trajtimit te ujrave te zeza me fonde japoneze por as sot e kesaj dite nuk eshte futur ne pune, situate e tmerrshme me ujin e pijshem e jo me me larjen e rrugeve, autobuzet publike ne Tirane jane ndotesit me te medhenj te ajrit ne Tirane (por ketu inspektoret e paafte apo te korruptuar nuk vendosin gjoba!), nderkohe qe sharra eshte nje histori vrasjesh dhe korrupsioni pafund! Shume aktore futi veliaj ne Sharre, qysh me Veroneze te kerkuar per korrupsion, kreun e PS per cerrikun qe iu mcef drejtesise pasi vrau Arditin e ftuar ne sharre nga Erioni, pastaj na solli nje nga zyra mbi posten ne kelcyre, e pastaj Klodian zoton e mirenjohur si bedeli qe luan parate e Edit dhe Ahmetaj! Pra, modeli i veliajt eshte monopoli per parate e Edit dhe Ahmetaj permes nje bedeli qe ka marre monopolin e inceneratoreve, monopolin e sharres qofte per mbetjet urbane por deri monopol edhe per dherat dhe inertet!!! Dhe gjithe kete vjedhje masive e mbeshtjell me fasaden “po ben pune”. Kunderpergjigja e Klosit ishte tek ruajtja e Parkut te Liqenit qe Veliaj bashke me fidelin, dushkun, alketen dhe nikolinin po planifikojne ta kafshojne nga te 3 anet! Por Klosi nuk guxon as ta vendose si vije te kuqe kafshimin e Parkut, as nuk guxon ti vendose gjobe autobuzeve ndotes te Bashkise dhe as te gjobise dhe te mbylle ndermarrjen me korruptuve te Tiranes me veprimtarine ne Sharre.

Si perfaqsues i PD deklaroj qe (1) inspektoret gjobevenes dhe te pashkolle do zhduken nga mesymjet ne dyqanet e lagjeve te Tiranes, qe (2) Rama-Ahmetaj-Zoto do pergjigjen perpara drejtesise per vjedhjen masive te 180 milione eurove nga taksat tona dhe qe (3) Parku i madh i Tiranes do mbrohet dhe nuk do lejohet te kafshohet asnje meter me shume. Ne 1995 kemi protestuar (pavaresisht bindjeve politike) si te rinj te shoqates rinore mjedisore “Perla” per mbrojtjen e Parkut nga ndertimi i hotel Sheraton Nderkohe qe Tirana nuk kish asnje hotel per te qene, tani duan ta kafshojne mushkrite tona per pallate per oligarket. Ftoj si Klosin edhe Veliajn qe te deklarohen haptaz kunder planit te kafshimit te Parkut nese kane kellqe.

Dhe te mendosh qe nuk po ia kam ngene te shkruaj per pislleqet me Kopshtin Botanik apo me mbetjet spitalore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY