DETAJE/2 vëllezërit nga Tirana në pranga, 400 eurot “i morën në qafë”

DETAJE/2 vëllezërit nga Tirana në pranga, 400 eurot “i morën në qafë”

133
0
Shares

Dy vëllezër nga Tirana janë arrestuar në Bilisht, pasi në makinën e tyre po transportonin 4 shtetas të huaj kundrejt shumës 400 euro në total.

Policia thotë se në pranga u vunë vëllezërit A. Ç., 53 vjeç dhe B. Ç., 46 vjeç, ky i fundit ka qenë i dënuar më parë për veprën pënale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Nga informacione të siguruara në rrugë policore, si edhe nga kontrollet që punonjësit e Komisariatit Bilisht ushtruan në afërsi të stadiumit, shtetasit e lartpërmendur u kapën me mjetin tip “Renault” duke transportuar në drejtim të Tiranës, katër shtetas të huaj, kundrejt fitimit 400 euro në total, shumë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

4 shtetasit e huaj kishin destinacion vendet e Bashkimit Evropian.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gykatës të Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY