EMRI/Zbulohet se kush është biznesmeni që priste 137 kg kokainë në Durrës

EMRI/Zbulohet se kush është biznesmeni që priste 137 kg kokainë në Durrës

190
0
Shares

Eshtë mësuar nga mediat identiteti i personit të shpallur në kërkim nga policia për 4 konteinerët me drogë që u bllokuan në portin e Durrësit. Mësohet se personi në fjalë është Gentian Malindi. Ky i fundit është biznesmen i njohur në Durrës, ndërsa ishte edhe pritësi i lëndës narkotike.

45 vjecari, është pronar i një kompanie për tregti peshkimi, i arrestuar më herët me lëndë narkotike (në vitin 2013). I arrestuari Mislihaka ishte pastrues në anijen e peshkimit të Gentian Malindit, “Eniwej”, dhe kishte leje dhe akses për tu futur në portin e Durrësit. Gentian Malindi është djali i avokatit të njohur, Ilir Malindi.

Ndërkaq, lidhur me këtë operacion janë arrestuar dy persona, Ardian Bega dhe Altin Mislimhaka, ku policia njoftoi se këta të fundit ishin punonjës në portin e Durrësit.

Katër kontenierë me banane kanë qëndruar të bllokuar në portin e Durrësit prej muajit gusht 2019. Sinjalet  në dyshemenë e tyre mund të kishte kokainë. Me ndërhyrjen e Policisë shqiptare në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet greke dhe DEA në Athinë, arritën që në një operacion të koduar “Kuito”, të sekuestrojnë një sasi të konsiderueshme kokaine, prej 137 kilogramë.

Në një konferencë për mediat, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, tha se hetimet vijojnë për të zbuluar përfshirjen e personave të tjerë në këtë rrjet kriminal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY