Protesta për mbylljen e rafinerisë, Bankers jep sqarime: “Tosk Energji” nuk na...

Protesta për mbylljen e rafinerisë, Bankers jep sqarime: “Tosk Energji” nuk na u përgjigj dhe nuk pagoi

90
0
Shares

Një incident ka ndodhur dje në Ballsh, ku disa punonjës të Tosk Energji kanë protestuar për shkak të mbylljës së një rafinerie nafte.

Bankers Petroleum ka dhënë shpjegimet e saj lidhur me mbylljen e rafinerisë, duke treguar për herë të parë se bashkëpunëtori i tyre, në këte rast “Tosk Energji” ka shfaqur mosvullnet,  jo korrektësi në punë duke i përdorur dhe punonjësit e saj.

NJOFTIMI I PLOTE

Bankers Petroleum Albania është informuar nga media se punonjësit e kompanisë “Tosk Energji”që punojnë në rafineri në Ballsh kanë protestuar dje pasi kjo rafineri është mbyllur.Përfaqësuesit e kompanisë kanë deklaruar për mediat se rafineria është mbyllur si rezultat I mos-furnizimit me naftë të papërpunuar nga  Bankers Petroleum Albania.

Me keqardhje, vërejmë se punonjësit janë duke u përdorur nga“Tosk Energji”që në fakt nuk ka arritur të përmbushë termat dhe kushtet e Kontratës së Shitjes së Naftës Bruto për  2019.

Në fakt, Bankers dhe “Tosk Energji”kanë rënë dakord për Programin e Dorëzimit të naftës bruto në bazëditore për Shtator 2019 dhe vëllimet e dorëzimit për Tetor-Dhjetor 2019, qënë 27 Gusht. Në këtë ditë, “Tosk Energji” ekzekutoi Amendimin 4 të kontratës për ngarkesat  e naftës bruto gjatë Shtator-Dhjetor 2019.

Gjatë ditëve të fundit të gushtit, Bankers kërkoi nga Tosk Energji që të siguronte letër kreditin, por Tosk Energji konfirmoi zyrtarisht që për volumet gjatë muajit Shtatorit,derisa ata të hapin një letër krediti (siç kanë bërë në të kaluarën), Tosk do të tërheqë të gjitha ngarkesat e planifikuara duke bërë parapagim edhe pa shkaktuar ndonjë ndikim në operacionet dhe financat e Bankers.

Gjatë fundit të muajit gushtit dhe fillimit të shtatorit, Bankers I është drejtuar kompanisë Tosk me disa e-mail zyrtarë duke kërkuar prej tyre hapjen e letër kreditit ose kryerjen e parapagimit për volumet e planifikuara për muajin Shtator.

Por gjatë gjithë muajit Shtator, Tosk bëri vetëm një parapagim në vlerë prej 500 mijë USD dhe Bankers dorëzoinë Tosk (pikërisht në 1 Shtator) rreth 1.420 Mt bruto që mbulohej nga ky parapagim.

Për periudhën 1-10 Shtator, Bankers iu drejtua sërish disa herë Tosk Energji, por ajo nuk pagoi, pavarësisht se Bankers ishte në dispozicion dhe I ofroi të shesës asitë e rënë dakord.

Tosk Energji jo vetëm që nuk pagoi / nuk tërhoqi sasitë dhe nuk iu përgjigj Bankers, por shkoi edhe më tej, duke ndërprerë komunikimin me ne. Tosk Energji ka shkelur disa  here  kontratat e shitjeve  të  naftës  bruto duke e vendosur Bankers në  situate të vështira për lëvizjen / shpërndarjen e naftës së prodhuar dhe shumë herë duke shkaktuar kosto shtesë të konsiderueshme.

Tosk Energji ka treguar se nuk ka vullnet të mire për të bashkëpunuar dhe për më tepër kurrë nuk ka informuar Bankers për ndonjë  mbyllje  të  rafinerisë  Ballsh  për  çështje  teknike  të  papritura  ose  për  ndonjë  arsye  tjetër. Duke qenë  në kushte të tilla, Bankers nuk kishte asnjë zgjedhje tjetër, veçse të shiste këto volume në eksport.

Bankers ndër vite ka treguar gjithmonë se ka respektuar kontratat dhe angazhimet e saj. Edhe në këtë rast, ajo ka mbetur e angazhuar, por përsëri Tosk Energji është ajo që nuk po respekton kushtet e kontratave të nënshkruara.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY