Pasuria bëhet problem për gjyqtaren e Krimeve të Rënda, “digjet” nga Vetting-u

Pasuria bëhet problem për gjyqtaren e Krimeve të Rënda, “digjet” nga Vetting-u

88
0
Shares

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Gjykatësen e Apelit të Krimeve të Rënda, Dhurata Haveri. Vetë gjyqtarja nuk ka qenë e pranishme në seancën ku u dha vendimi për të, ndërsa shkak kryesor për shkarkimin e saj ishin problemet me pasurinë.

KPK në hetimin e kryer për Haverin zbuloi se të ardhurat e deklaruara nga bashkëshorti i saj noter, nuk korrespondonin me dokumentacionet e marra në institucionet tatimore të vendit.

Sipas raportit të komisionit, Haveri prej 1991-2014 ka një bilanc negative të pajustifikuar në vlerën e 8.8 milion lekë. Ndërsa po ashtu një hua e marrë prej saj tek një i afërm në Shkodër në vlerën e 5 milion lekëve nuk u provua me dokumente.

Edhe gjatë seancës së të mërkurës, Komisioni identifikoi probleme lidhur me pasurinë e gjyqtares Dhurata Haveri, e cila prej 15 vitesh shërben pranë Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda. Relatorja Zhegu shpjegoi në fillim të seancës se trupi gjykues kishte vendosur të riçelte hetimet me qëllim marrjen e informacioneve të reja nga disa institucione shtetërore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY