Tragjedi në Algjeri, digjen e ndërrojnë jetë 8 foshnja në maternitet

Tragjedi në Algjeri, digjen e ndërrojnë jetë 8 foshnja në maternitet

92
0
Shares

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Algjeri, me pasojë vdekjen e 8 foshnjave të sapolindura.

Foshnjat  kanë ndërruar jetë, pasi materniteti u përfshi nga flakët. Zjarri ra në repartin e maternitetit në Algjerinë lindore, në orët e para të mëngjesit të sotshëm.Dhjetëra makina zjarrfikëse u mblodhën në vendngjarje për të vënë flakët nën kontroll. Ende nuk është i qartë shkaku i zjarrit.

Nassim Bernaoui, një zëdhënës i policisë, tha për mediat algjeriane se arritën të shpëtonin 11 bebe, 107 gra dhe 28 anëtarë të stafit. Zjarri ra rreth orës 3:50 të mëngjesit, me orën lokale. Zëdhënësi shtoi me keqardhje se nuk kishin mundur dot të shpëtonin 8 foshnjet, disa prej të cilave ndërruan jetë prej djegieve e disa prej helmimit nga tymi.

Qyteti Oued Souf, ku ra zjarri, ndodhet në jugperëndim të Algjerisë, rreth 500 kilometra larg kryeqytetit të vendit.

Kryeministri Noureddine Bedoui ka urdhëruar një hetim të thellë ndërsa ministri i Shëndetësisë, Mohamed Miraoui shkoi menjëherë në vendngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY